Diaspora si partnere për një të ardhme më të mirë

Ndonjëherë mendojmë se pushtojmë të dy kulturat, herë tjera mendojmë që rrëzohemi në mes të dy ulesve ” Salman Rushdie, Imaginary Homelands: Essays and Criticism 1981-1991 

Po filloj me këtë thënie sepse reflekton qartë atë se çfarë do të thotë të qenit një person që ka lëshuar Kosovën para 26 viteve. Duke reflektuar në  vitet që kam kaluar, identiteti im ka tejkaluar në disa periudha ndryshimi dhe transformimi. Dhe kështu mësohesh të jetosh në procesin e të qenit në mes të dy kulturave, shpeshherë duke qenë pjesë e të dyjave ose asnjërës në tërësi.

Ky rrugëtim mes identitetesh, më solli ndër tjerash edhe para dyerve të Germin, që me një hulumtim përmes Google më kishte gjetur dhe kontaktuar për ofertën e tyre për t’u bërë pjesë e “diçkaje të madhe”, që atëherë më zgjoi kureshtjen. Ata thjeshtë flisnin “gjuhën time” dhe ishin mjaftë të hapur ndaj kritikave dhe komenteve të mia. Çuditërisht, nuk donin para nga unë, e as ndonjë shërbim falas, gjëra të cilat duke qenë pjesë e diasporës, isha mësuar të më kërkohen. Ata deshën që t’i japin zë të gjithë anëtarëve të diasporës, dhe jo vetëm për politikë e investime, por edhe për vete. Pra deshën që ne – diaspora – të shpjegojmë dhe  flasim për jetën tonë në mes të dy kulturave, dhe për atë se si është të gjendesh në mes të koncepteve të të qenit “i huaj” dhe të qenit “i jashtëm”. Çfarë dua të them me këtë?

Të jesh “i huaj’ të bënë të jesh në një sfidë të vazhdueshme për t’u bërë pjesë e shtetit ku jeton, pa marrë parasysh përjashtimet socio-ekonomike të cilat i përjeton. Është sfidë të ecësh përpara, të punosh zellshëm, dhe të krijosh mundësitë për vete, duke zhvilluar një qëndrueshmëri që vjen pikërisht me faktin e të qenit “i huaj”. Përkrah faktit të mbijetesës dhe mbështetjes së familjeve në atdhe, nga fëmijët tanë kërkohet të rriten, të jenë të suksesshëm dhe të kthehen në atdhe si “të jashtëm” dhe të bëjnë mirë për të gjithë! Pra fëmijët tanë rriten krahas ëndrrave të prindërve të tyre edhe me barrën e të qenit “i huaj” edhe “i jashtëm”.

“I jashtëm” jam unë. Aktivistja, ndryshuesja dhe ëndërrimtarja –  që kthehem prapa dhe shtyj fort për ndryshim pozitiv, pavarësisht komenteve degraduese si “shatzi” apo “darling” apo ndonjëherë edhe me “fli-se” me cmim  shtrenjtë për nivelin e një të ‘pasuri’ si unë e reflekton pasurinë time.

Unë do të vazhdojë të kontribuojë, edhe pse  irritohem nga kërkaset e investimeve si e ‘jashtit’ dhe  dhuratave të cilat unë pritet t’i jap, shantazhuar me fajin e braktisjes nga vendi im. Jam unë, nëna e fëmijëve emigrant, që ndonjëherë përqeshem për prejardhjen edhe me gjuhë denigruese. Fëmijët e mi emigrant,  të panjohurit, me diplomat dhe ëndrrat e tyre për atdheun e tyre më të mirë, për vetën dhe për prindërit e tyre.

Germin e kupton këtë,  angazhim timi të drejtë, andaj me plot të drejtë ndërhyn në krijimin e kushteve për komnunitetin e diasporës dhe negocion mundësitë për ne,  “të jashtit”. Është zëri ynë i cili na mundëson të jemi këtu.

Germin kupton mjaftë mirë dallimet tona dhe ndjenjën e të qenit në mes dy kulturash, prandaj përmes “Diaspora Flet” na ofron një mundësi që të dëgjohemi.  E vetmja organizatë e cila i mundëson shkëlqimin, ëndrrave tona. E largon atë “mjedisshmëri” në mes të qenit “i huaj” dhe ‘i jashtit” dhe të bën të ndihesh “Kosovare”,  atë që përpiqem të jem. E rëndësishmja është që Germin i përfshin  fëmijët e mi, i mirëpret dhe ju ofron përfshirje dhe mundësi të shkëlqejnë  dhe t’i realizojnë ëndrrat e tyre përmes “Shkollës së Diasporës”.

Germin është një komunitet i udhëhequr nga forcat e ndërmjetme, që i then muret dhe barrierat, duke krijuar lidhje dhe  integrim të jetës së Diasporës, si dhe bashkimin e ëndrrave për të krijuar vlera më të mëdha.

***

Indira Kartallozi është drejtuese e Kaleidoscope Futures dhe themeluese e Migrant Entrepreneurs International. Ekspertiza e Indirës shtrihet prej qëndrueshmërisë, ndërmarrësisë sociale, të drejtat e njeriut e deri në udhëheqje (lidership). Puna e Indirës në qëndrueshmëri e ka dërguar në vende të ndryshme në Afrikë, Azi, Evropë dhe Amerikën Latine. Më parë ajo ka qenë edhe presidente në panelin e jurisë për Çmimin për raportim të ndërmarrësisë sociale (The SERAs), një iniciativë nga CSR Nigeria. Indira po ashtu është e angazhuar në pozita të ndryshme, duke mbështetur punën e ‘Impacto’, një ndërmarrje sociale në Malajzi, Women for Peace and Participation (WPP), organizatë jo-fitimprurëse që promovon përfshirjen sociale dhe politika të grave ,  GERMIN dhe  “Mentoring Our Future”.