Diaspora Shqiptare e Suedisë lobon ne Parlamentin Europian dhe NATO

Histori është shkruar këto ditë, kur u bë e ditur se ajo çka nuk ka ndodhur në 28 vende anëtare të Unionit Europian me mbi 500 milionë banorë, u bë e mundshme falë angazhimit energjetik të intelektualit dhe lobistit Avni Dervishi. Dega e Lobit Euro-Atlantik në Suedi nën udhëheqsinë e të lartpërmendurit u ftua në Parlamentin Europian dhe selinë qëndrore të NATOs në Bruksel.

Ajo çka e dallon këtë delegacion lobues nga Diaspora është se grupi i intelektualëve përbëhej nga shtetas suedezë, por me prejardhje shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare në Ballkan. Njëherësh duke respektuar popullsinë e një vendi, gjysma e pjesëmarrësve ishin femra e gjysma meshkuj dmth Barazia Gjinore u respektua totalisht. Çdo njëri nga pjesëmarrësit janë ekspertë në lëmitë e tyre, shumë mirë të integruar në shoqëritë perëndimore suedeze, por njëkohësisht edhe kombëtarë me angazhimin e tyre. Delegacioni u prit nga disa europarlamentarë nga Suedia e vende të tjera në Parlamentin Europian. Ndërsa në NATO ishin të ftuar nga delegacioni i Republikës së Shqipërisë dhe ambasadori shqiptar. Ata poshtu u mirëpritën edhe në ambasadën e Republikës së Kosovës ku u pritën shumë ngrohtë edhe nga vetë ambasadori.

Diaspora ka qenë, është dhe do të jetë njëri ndër promovatorët kryesorë të zhvillimeve pozitive në trojet tona shekullore, por edhe në qendrat botërore si Bruksel, Washington etj. Por, Diaspora poashtu duhet të bashkëpunojë shumë edhe në mes vehte. Kjo me qëllim që praktikat e suksesshme të mësohen ndërmjet vehte, pa dallim kufinjtë. Për këtë arsye delegacioni nga Suedia u prit edhe nga personalitetet e njohura nga Diaspora në Belgjikë, konkretisht nga familja Gjanaj.

”Se vizita jonë e organizuar përtej mase mirë, veq ka bërë bujë në vendet e tjera anëtare të Unionit Europian e vërteton edhe kontaktet dhe interesimi i menjëhershëm i treguar nga Diaspora në Austri, Slloveni, etj që të bëjnë diqka të ngjashme sikurse ne” – thotë në mes tjerash, politologu Avni Dervishi, kryetar i Lobit Euro-Atlantik, dega në Suedi. Kuptohet se çdo bashkëpunim i sinqertë e profesional është i mirëseardhur përfundon it.

Diaspora është burim i pashterrur i ndryshimeve pozitive.