Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë
Autor: Ibrahim Xhemajli dhe Ixhet Lutfiu
Aktiviteti “Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë – 2018” u mbajt nën organizimin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, e cila mbështet në vazhdimësi financiarisht këtë lloj veprimtarie të komunitetit shqiptar në Danimarkë. Këtë vit ky aktivitet u organizua në dy ditë.
Ditën e parë, më 20 tetor 2018.
Në praninë e një numri të madh të bashkëkombasve tanë, aktivitetet e organizimit ”Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë”, këtë vit filluan me mbrëmjen kulturore që u mbajt të shtunën më 20 tetor 2018 në SHKSH ”97” (Gadelandet 20, 2700 Brønshøj). Me këtë rast u bënë edhe promovimet e librave ”(Mos) Zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe në Republikën e Maqedonisë” të profesorit universitar Arsim Sinani dhe promovimi i romanit ”1803” i shkrimtarit shqiptar nga Austria z Besim Xhelili.
Në këtë shoqatë u bë edhe promovimi i romaneve të shkrimtares shqiptare që jeton dhe vepron në Danimarkë znj. Elhame Gjyrevci.
Për ta realizuar në nivel dhe dinjitoz promovimin e këtyre autorëve dhe të veprave të tyre është ftuar enkas profesori unviersitar, shkritmari e filozofi dhe ish-zëvendësministri Hajdin Abazi, i cili vërtet i dha karakterin e duhur këtij promovimi, duke rujatur frymën e untietit dhe të dashurisë për atdheun.
Përpos promovimit të librave të pranishmit kishin rastin të shohin edhe ekspozitën me punime me gjilpërëza të artistit tetovar, Zeqir Mehmeti.
Më pastaj të pranishmit i argëtoi grupi muzikor i komunitetit tonë me këngëtarët e mirënjohur, Rexhep Jashari, Bashkim Jashari, Sabedin Shabani, Lulzim dhe Arton Rama, Sherif Hasani etj.
Kryesia e Shoqatës 97 shtroi edhe një darkë me ushqime tradicionale shqiptare për të gjithë të pranishmit, ku kishte të ftuar edhe miq danezë. Si për nikoqirllëkun edhe për darken Këshilli Organizativ e falëndrojmë kryesinë e shoqatës 97.
Ditën e dytë.
Të nesërmen më 21.10.2018 përpara 300 të pranishmëve, u mbajt edhe mbrëmja finale në një sallë të bukur të cilën ia siguroi komunitetit tanë komuna e Herlevit.
Fillimisht të pranishmit me një përshkrim të bukur për shqiptarët që jetojnë në Danimarkë nga viti 1965 i përshëndeti eksperti i çështjes ballkanike dhe më heret ligjëruesei në Universitetin e Roskildes z. Tue Magnussen. Më pastaj fjelën e mori prefekti i komunës fqinje të Ballerupit z. Jesper Würtzen. Zoti Würtzen, i fascionuar nga organizimi, ofroi që vitin e ardhshëm komuna e Ballerupit te vëj në dispozicion të organizimit të ditëve të cultures shqiptare logjistikën komunale dhe sallen, si dhe ai vetë të jetë nikoqir.. Fill pas tij të pranishmit i përshëndeti edhe zëvendës ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës z. Arian Daci. Gjithësesi se në këtë mbrëmje kulturore kushtuar diasporës tonë, kishte edhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës e Republikës së Maqedonisë. I ftuari nga Maqedonia ishte edhe këshilltari i Minstrit të Diasporës të këtij shteti z. Rexhep Saliu. Edhe pse një nga shtetet më të reja të botës, edhe Republika e Kosovës ka Konsullatën e vete në Mbretërinë Daneze. Në këtë mbrëmje të pranishmëve iu drejtua edhe konsulli i Republikës së Kosovës z. Arton Krasniqi. Në mesin e të pranishmëve kishte edhe shumë bashkëkombas tanë që kishin ardhur nga Suedia, për të marrë pjesë në këtë eviniment kulturor. Me këtë rast organizatorët ftuan në skenë edhe ish zëvendës minstrin e kulturës të Republikës së Kosovës z. Hajdin Abazi, icili jeton dhe vepron në Kosovë. I fundit që mbajti fjalim ishte edhe përgjegjësi për çështje kulturore në komunën e Herlevit z. Jacob Ludvigsen. Mes tjerash ai potencoi se sa të mirëintegruar dhe të zellshëm në punë janë shqiptarët që banojnë në komunën e Herlevit, si dhe theksoi edhe rëndësinë që kishte klubi futbollistik Liria që ishte themeluar para 29 viteve dhe përveç sukseseve të shumta akoma ekziston dhe vepron.
Në këtë mbrëmje gjithësesi se nuk u harruan të falemenderohen të gjithë personat që vullnetarisht kontribuan që kjo mbrëmje e bukur me muzikë, valle, këngë, art figurativ, veshje kombëtare dhe specialitete nga kuzhina shqiptare etj., të bëhet realitet. Si dhe një falemenderim i posaçëm iu dërgua piktorëve dhe këngëtarëve që zbukuruan këtë mbrëmje si: Zeqir Mehmeti, Natmir Lura, Abaz Jakupi, Bajramali Idrizi, Abdylaziz Durmishi, Orkestri Okarina me udhëheqës Bashkim Jasharin dhe Ariana Jashari, Afërdita Xani, Sabedin Shabani, Lulzim dhe Arton Rama, Sherif Hasani, Irena Krasniqi, Drama etj. Duke mos harruar edhe kuzhinierin e famshëm dhe pronarin e Restoranit Moccador z. Fejsal Dalipi, i cili përgatiti specialitete tepër të shijshme nga kuzhina shqiptare për të gjithë të pranishmit.
Pjesa artistike filloi me valltarët e shoqatës Liria nga Växjö e Suedisë, me në krye koreografin, z. Xhafer Balaj. Më pastaj të pranishmit u argëtuan me muzikë të zhanreve të ndryshme të interpretuar nga gjenerata të ndryshme muzicientësh dhe këngëtarësh.
Meqë është Viti Mbarëkombëtarë i Skënderbeut, organizatorët për fund kishin zgjedhur për të shfaqur filmin Skënderbeu (1953) me titra në gjuhën angleze. Kjo u bë e mundur falë Arkivit Shtetëror të Filmit në Shqipëri, me c’rast organizatorët shprehën mirënjohje dhe falënderim të vecantë për bashkëpunimin.
Vlen të theksojmë se Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë – 2018, u organizuan në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, Ambasadës së Shqipërisë në Danimarkë, Kosullës së Kosovës në Danimarkë, bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në Danimarkë dhe Komunës së Herlevit.
Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë – 2018, do të përfundojnë më 9.11.2018. Në bashkëpunim me Institutin Danez të Filmit – Cinemateket, me seli në Kopenhagë, do të organizohet edhe shfaqja e një trilogjie të personalitetit dhe individualitetit artistik të regjisores së shquar shqiptare, Xhanfise Keko, sipas këtij programi:
7 Nëntor 2018 / ora 18:30 – Filmi “Tomka dhe shokët e tij”;
7 Nëntor 2018 / ora 21:00 – Filmi “Mimoza llastica”;
9 Nëntor 2018 / ora 17:00 – Filmi “Kur xhirohej një film”.
Pas shfaqjes së filmit “Tomka dhe shokët e tij” dhe përpara shfaqjes së filmit “Mimoza llastica” (ora 20:00-21.00), do të mundësohet prej Ministrisë së Kosovës për Diasporën një koktej në Asta Bar në brendësi të Cinematekës.
Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë – 2018, janë përcjellur edhe nga kamerat e Televizionit Diaspora dhe rtvzik-ut që transmeton nga Danimarka.
Mendimi i përgjithshëm, si për shqiptarët e komunitetit tonë ashtu edhe për danezët, ishte se aktiviteti i këtij lloji ndihmon për të afirmuar e njohur kulturën shqiptare tek danezët, si dhe për të rujatur e forcuar identitetin shqiptar të komunitetit tonë në danimarkë, për të afirmuar vlerat e traditës dhe për të krijuar lidhje me atdheun.