Konventa e Veshmbathjeve të Kosovës

Përshëndetje të nderuara biznese të #Diasporës,

Ju mirëpresim në Konventën e Dytë të Veshmbathjeve të Kosovës që do të mbahet me 14 nëntor në Hotel Emerald në Prishtinë.

Konventa e Veshmbathjeve të Kosovës organizohet nga Shoqata e Kosovës për Marketing të Veshëmbathjeve (KAMA) dhe financohet nga USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida.

Eshtë nderë i ynë i vecantë të ju mirëpresim në takimet në mes bizneseve (B2B) që do të mbahen gjatë Konventës, me kompanitë kosovare të sektorit te veshmbathjeve. Takimet biznes me biznes do të ofrojnë mundësi bashkëpunimi mes bizneseve kosovare dhe të Diasporës shqiptare.

Pjesë e Konventës do të jenë edhe forumet e industrisë ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të prezantojnë në tema kyçe të industrisë së veshëmbathjeve. Konventa gjithashtu do të përmbajë një ekspozitë të veshëmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga kompani të ndryshme, një sfilatë të veshëmbathjeve të prodhuara në Kosovë, garën studentore për dizajn, dhe një ceremoni ku do të ndahen çmimet për fituesit e garës për dizajn.

Prania juaj, përfaqësues të bizneseve të Diasporës e të rajonit, do të lartësoj organizimin tonë. Për më tepër, përmes takimeve strategjike mes bizneseve vendore me ato të diasporës e biznese të tjera të huaja, do të krijohen kontakte të reja dhe marrëveshje të mundshme për eksport.
Ftesën zyrtare dhe agjendën e event-it do ta merrni zyrtarisht në javët në vijim.