Doracaku i Diasporës për Avokim

Shqiptarët jashtë atdheut janë një vlerë e shtuar e shoqërisë tonë, dhe një faktor i rëndësishëm për të ndikuar në zhvillimin e vendlindjes. Për këtë, lehtësimi i përfshirjes së diasporës në proceset politikëbërse do të parashikonte edhe rritjen e programeve të Qeverisë në politikëbërjen ndaj këtij grupi.  

Historikisht, të dy palët, si anëtarët e Diasporës, dhe po ashtu ata të Qeverisë nuk kanë krijuar një dialog të mirëfilltë në mes vete. Në lidhje me këtë është nevojë të kemi një veprim të koordinuar të qeverisë dhe institucioneve shtetërore me komunitetin jashtë vendit. Ky dialog do të nixsë një bashkërendim të aktiviteteve, duke i konsideruar anëtarët e diasporës si bashkë-vendimarrës në proceset demokratike të Kosovës. Për këtë, Germin filloi nismën Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës, që krijoi një rrjet të strukturuar të anëtarëve të diasporës që janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre shoqërore dhe politike. Përmes kësaj nisme, Germin synoi të lehtësoj përfshirjen e diasporës në proceset poltikëbërëse.

Doracaku i Diasporës për Avokim është një dokument gjithëpërfshirës që ofron udhëzime për entitetet formale dhe joformale që duan të avokojnë për të drejtat e tyre në Kosovë. Informatat kryesore të përfshira në toolkit do të fuqizojnë aktivitetet avokuese që synojnë të sigurojnë të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës në Kosovë.

KLIKO KËTU PËR TË VAZHDUAR TEK DORACAKU. #DiasporaFlet