EDITORIAL: “KAPITALI NJERËZOR: KTHIMI I TRURIT DHE INVESTIMET E HUAJA DIREKTE NË EPOKËN DIXHITALE” – FELLANZA PODRIMJA
Gjatë konferencës “Diaspora Flet 2020” u zhvillua paneli „Kapitali njerëzor: Kthimi i trurit dhe investimet e huaja direkte në epokën dixhitale“.
Së bashku me pesë panelistat nga ShBA, Gjermania, Kosova dhe Shqipëria, moderatorja bisedoj mbi mundësitë për lehtësimin dhe fitimin e trurit respektivisht transferimin e njohurive dhe të aftësive nga diaspora në vendet e origjinës, por edhe mundësitë që i ofron sidomos dixhitalizimi për angazhimin e ekspertëve nga gjithë bota. Gjithashtu u bisedua se ku qëndron potenciali, cilat politika duhet të zbatohen dhe cilat lloje të programeve të migrimit duhet të ekzistojnë për të mundësuar kthimin në periudhën afatshkurtër por dhe afatgjatë në vendet tona.
Qëllimi i këtij panelit ishte të identifikohet potenciali i pazbuluar ose jo-mjaftueshëm i hulumtuar i diasporës tonë, si dhe të flitet mbi remitancat si mjeti më direkt që dërgohet nga diaspora si ndihmë financiare dhe si të kalojnë ato të holla në ndihmë afatgjatë, të strukturuara tek një zhvillim i vetëqëndrueshëm.
Në panel ishte Faton Limani, i cili ka dhënë mësim dhe ka ndihmuar në kurse të lidership-it në Harvard, aty edhe ka studiuar dhe ka trajnuar qindra studentë, drejtues të korporatave dhe profesionistë të rinjë në fushën e zhvillimit të udhëheqjes. Ai mbanë diplomën e nivelit Master në Administratë Publike nga Harvard Kennedy School dhe në Ekonomi/Menaxhment në Universitetin e Prishtinës. Fatoni u përgjigj në pyetje se a sheh mundësi për të thithur përvojë nga ekspertet tonë në diasporë, të cilit ndoshta nuk kanë mundësi te rikthehen fizikisht në Kosovë sepse ndoshta edhe financiarisht nuk mund të ballafaqohen me pagat ë ulëta. Këtu Fatoni e sheh si përparsi teknologjinë moderne që ka bërë të mundur shkurtimin e kohës dhe kostos së transferimit të know-how. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për Kosovën që të shfrytëzojë potencialin e lartë që ka diaspora. Kjo mund të arrihet në mënyra të ndryshme, si përmes mësimdhënies dhe trajnimit online dhe krijimit të grupeve të punës online rreth fushave e politikave të ndryshme. Fatoni potencoj që në frontin e zhvillimit ekonomik, Kosova duhet të përqendrohet në krijimin e një plani afatgjatë të zhvillimit ekonomik që do ta bëjë ekonominë tonë konkurruese dhe do ta përgatisë vendin për të qenë një anëtar i barabartë i BE-së dhe NATO-s. Që ky plan të funksionojë, Kosova duhet ta përqendrojë zhvillimin e saj ekonomik në sektorët me potencial të lartë, siç janë shkencat kompjuterike, inxhinieria, etj., dhe të rekrutojë profesionistë të kualifikuar nga diaspora. Këta profesionistë jo vetëm që do të sjellin njohuritë dhe përvojën e tyre por edhe rrjetin e tyre, i cili është shumë i rëndësishëm për ta bërë Kosovën një qendër (hub) për sektorët e sipërpërmendur me ndërlikueshmëri dhe kërkesë të lartë sot në treg.
Gjithashtu u diskutua me panelistat që në këto përpjekjet për rikthimin e trurit ka edhe ndihmë financiare nga programe ndërkombëtare. Ka projekte të cilat mundohen të ndihmojnë ekspertë të rinj të angazhohen në vendet e tyre të origjinës. Njëri nga këto projekte financohet nga GIZ-i gjerman dhe implementohet në Shqipëri dhe në Kosovë. Në bazë të këtij programi ju mundësohet Young Profesionals të kthehen në vendin e origjinës për një kohë afatshkurtër minimale 3-javore deri në 24 muaj (afatgjatë) dhe të angazhohen për të kontribuar në fushën e tyre profesionale. Gjatë shtatorit dhe tetorit 2020 edhe panelisti dhe inxhinieri i industrisë Agon Kamberi ishte i angazhuar si Ekspert i Diasporës në Tiranë në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Industrisë dhe Energjisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë angazhimit të tij vullnetarë ai bëri një analizë ekonomike dhe teknike mbi “Strategjinë Kombëtare të Energjisë” dhe krijoj një renditje të hapave strategjike për të realizuar objektivat e vendosura dhe hapat për të parandaluar kriza energjetike në vend. Agoni gjithashtu potencoj që koncepti i angazhimit vullnetarë është shumë i nënvlerësuar dhe kështu ka fonde ndërkombëtare që ngelin pa thithur, sepse mungojnë strukturat e nevojshme në formë të organizatave etj.
Agoni si njohës i politikës, administratës por edhe fushës së bizneseve u pyet se cilat janë fushat për të cilat më se shumti qëndron nevoja për implementimin e programeve dhe ku mundet/ duhet të angazhohet diaspora jonë. Ai është i mendimit që shtete si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë ekonomi të vogla dhe akoma ekziston iluzioni që do vijnë kompani te mëdha internacionale me investime strategjike për të ndërtuar fabrika të mëdha dhe do të krijojnë vende pune në këto vende. Kjo si mbase tij është gabim dhe nuk do të ndodhë ashtu siç dëshirohet, sepse jo vetëm që mungon besimi në shtetin ligjor, por përtej kësaj mungon industria përpunuese dhe zinxhirët e furnizimit, një furnizim stabil energjetik, por edhe mungesa e resurseve te nevojshme njerëzorë me know-how të mjaftueshëm.
Ai sqaroj që një mundësi si mund të angazhohet diaspora mund të jenë hulumtime dhe publikime shkencore duke ndarë njohuritë e tyre profesionale. Agoni gjithashtu propozoj që të krijohet një platformë/ një katalog digjital për punime shkencore nga diaspora në lidhje me vendet e origjinës. Aty mund të mblidhen punime të ndryshme shkencore të mbrojtura pranë universiteteve anë e mbarë botës.
U tha që kthimi i diasporës në vendet e origjinës dallon nga migrimi ose brain drain: nuk është thjeshtë kalkulim racional mbi kostot dhe fitimet – sepse në shumicën e rasteve mbijetesa në vendet amë është më e vështirë se sa në vendet perëndimore: kthimi përmban sidomos shumë aspekte emocionale. Besa Neziri Rugova, është një dizajnere e lindur në Kosovë, e cila në Prishtinë ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arteve në Degën e Pikturës, kurse në New York City ka studiuar për Fashion Design në shkollën më prestigjioze Parsons School of Design. Besa në Kosovë është kthyer në vitin 2016 ku edhe ka hapur atelienë saj, dhe deri në gusht 2020 ka vazhduar ta ndaj jetën mes New York-ut dhe Prishtinës. Tash është kthyer përgjithmonë në Kosovë. Besa u pyet se kur hapi biznes në Kosovë, mbasi është kthyer nga ShBA, në çfarë pengesa ka hasur dhe çka i ka penguar më së shumti si dhe çka kishe pasë dëshirë ose çfarë këshillon institucioneve për ta nxitur kthimin e trurit dhe talentit.
Besa përmendi që ka hasë në mungesë të informatave, në përgjithësi, kështu që ishte e detyruar t’i merrte informacionet të cilat i kanë nevojitur për hapjen e biznesit vetëm nga gojëdhëna, përmes lidhjeve me njerëzve që ajo i njihte. Kjo ka qenë shumë e mundimshme dhe e lodhshme. Besa propozoj që institucionet të krijojnë së paku një qendër informative, me informata baze për hapjen e bizneseve, nga ana e diasporës. Por edhe krijimi i fletushkave udhëzuese dhe por edhe një departamenti të veçantë për udhëzimi ku kishin me punuar stafi profesional, i cili do ishte mikpritës dhe inkurajonte diasporën për të investuar. Gjithashtu përmendi lehtësi financiare për vitin e parë, si për shembull lirimi nga pagesa të larta e taksave. Të ketë një inkubator ku bizneset e reja nga diaspora marrin shërbime me çmime shumë te ulëta në fillim, derisa “t’i marrin këmbët.”
Gjithashtu bashkëbiseduam me Lulzim Syla, i cili është njëri nga themeluesit, bashkëpronar dhe Partner Menaxhues në ELEN, njëra ndër kompanitë më të mëdha të inxhinierisë elektrike dhe energjisë së ripërtëritshme në Kosovë dhe regjion. Gjatë karrierës ka qenë pjesëmarrës dhe ka mbështetur aktivisht në krijimin e shumë bizneseve start-up dhe projekte zhvillimore në Kosovë. Lulzimi është përgjigjur pyetjes mbi diferencave më të mëdha për të cilat ai mendon që janë më të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë dhe inovacionit në vendin tonë dhe ku e sheh ti potencialin e diasporës tonë në ketë drejtim? Lulzimi tha që problematikave duhet ti qasemi që nga shkolla fillore dhe mesme për të arritur rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Duhet të ketë më shume si qendrat “bonevet” ku fëmijët nxitën që të zbulojnë talentet dhe aftësitë e tyre. Në këto shkolla profesionale shteti i Kosovës do duhej t’i përgatitë resurset humane për investorët të jashtme. Por edhe duhet të këtë më shumë qendra si ICK-ja, ku bizneset që vijnë nga diaspora munden të ndihmohen. Për politiken propozoj që start up-at nga diaspora të lirohen nga taksat për vitin e parë të angazhimit tyre në vendet amë.
U diskutua gjithashtu që në qoftë se duam në mënyrë sistematike ti shikojmë rrethanat sociale dhe ekonomike për emigrantët që kthehen në vendlindje, e kemi jashtëzakonisht të vështirë sa i përket të dhënave: nuk kemi numra apo statistika me të cilat një qeveri mund të punon. Edhe Lulzimi ishte i mendimit që domosdoshmërish duhet te krijohet një database ku të gjithë ekspertet e diasporës janë të regjistruar.
Në panel ishte i ftuar gjithashtu Dritan Mezini, i cili është themeluesi dhe Drejtor Ekzekutiv i DM Consulting Services. Ai është gjithashtu themelues i portalit të punës www.duapune.com dhe mbanë pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës Shqiptare të Teknologjisë së Komunikimit të Informacionit. Dritani tregoj se çfarë politika duhet të implementohen për ta nxitur angazhimin e diasporës tonë dhe çfarë potencial shef në digjitalizim.
Sidomos, si mbase tij, duhet të krijohen programe, ngjarje, iniciativa ku diaspora mund të marrë pjesë dhe të kontribuojnë në ndarjen e njohurive, mundësive të punësimit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Por edhe te themelohet një “Ndihmë Shqiptare për Zhvillim për Diasporën” (ky mund të jetë një Fond i Mirëbesimit nga të gjitha vendet e angazhuara) – Fondi i Zhvillimit te Diasporës (Fondet e Mirëbesimit) i cili mbështet projekte të gjeneruara nga Diaspora në bashkëpunim me lojtarët vendas.
Edhe Dritani e ceku rëndësinë e krijimit e një baze të të dhënave të integruara të diasporës (aftësi, njohuri, ekspertizë, interesa) dhe sidomos koordinimin e të gjithë aktorëve (qeveria, jo-qeveria, private) dhe shoqatat nën kauzën e Diasporës.