Shoqata “Malësia e Madhe” – New York, organizon grumbullim fondesh
Shoqata “Malësia e Madhe” – New York njofton të gjithë anëtarët e shoqatës dhe komunitetin malësor në New York për organizimin e fushatës për ngritje fondesh.
Tubimi do të zhvillohet më 18 mars, duke filluar nga ora 3:00 mbasdite në restorantin e vëllezërve Lucaj, në adresën: 160 Marble Ave, Pleasantville NY 10570.
“Mjetet e grumbulluara në këtë darkë Shoqata do t‘i përdorë për relaizimin e programit të vet e që ka për qellim të ndihmojë vendlindjen, respektivisht Malësisë në forma të ndryshme”, shkruan në njoftimin e shoqatës.
Shoqata për këtë rast do të shtroj një koktej modest.