Takim i jashtëzakonshëm i komunitetit shqiptar në Val de Travers

Komuniteti Shqiptar në Val de Travers, kantoni i Neuchatelit, u bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve nga regjioni që të marrin pjesë në takimin e jashtëzakonshëm që do të mbahet më 18 mars 2018.

Me këtë takim organizatorët, siç shkruajnë në ftesën e tyre, synojnë të kontribuojnë në integrimin dhe unifikimin e komunitetit shqiptar.  Në rend të ditës për diskutim do të jenë çështjet kulturore, sportive, qytetare, politike e shoqërore.

Takimi mbahet në Val de Travers, me fillim në orën 14. në Temple de Boveresse, rruga Rue du Temple, 2113, Val-de-Travers.