Aktivizmi feminist në Kosovë

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të drejtave të grave, Shoqata Studentore Shqiptare e Gjenevës ju fton në konferencën e saj mbi aktivizmin feminist në Kosovë.

Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Gjenevë do të ketë nderin të mirëpresin Nazlie Balën dhe Elona Kastratin. E para është aktiviste politik dhe konsulente në Strehimoren e Grave Lira në Gjilan, ku strehohen gratë viktima të dhunës në familje. E dyta është nxitësja e aksionit “Pads against sexism” në Gjermani. Konferenca do të permbanë, ndër të tjera, rastin e 20,000 grave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë, por edhe angazhimin e grave gjatë kësaj lufte.

Konferenca do të mbahet në gjuhën shqipe dhe do të përkthehet në frëngjisht duke përdorur kufje. Ajo do të mbahet të premten, më 2 mars 2018 në orën 19:00 në Uni-Mail (Bvd Pont d’Arve 42), në sallen MR280.

Shpresojmë se do të kemi nderin të ju mirëpresim në ngjarjen tonë

Përzemërsisht.

Kryesia e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Gjenevë.