Australi: Përgatitje për shënimin e 10-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Republikës së Kosovës në Australi dhe Zelandë të Re, Dr Sabri Kicmari, më 20 shkurt organizon pritje me rastin e 10-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Të ftuar janë përfaqësues të ministrisë së Punëve të Jashtme të Australisë, diplomatë të huaj të akredituar në Kanberra, si dhe anëtarë të Komunitetit dhe shoqatave Shqiptare në Australi.
Shënimi i 10-të vjetorit të Pavarësisë është një moment i rendesishëm për të kujtuar të gjithë ata që punuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Shteti ynë i ri në Evropën Jug-lindore është duke krijuar të ardhmen e tij demokratike, i sigurt në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe në statusin e tij në marredheniet ndërkombetare”, thuhet në njoftim të Ambasadës.