Buka e UÇK-së” dhe libri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit”, vijnë në Bernë

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare dhe Zvicër dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ftojnë të gjithë bashkatdhetarët që më 11 shkurt nga ora 16:00 të shohin shfaqjen e filmit dokumentar “Buka e UÇK-së”. Në këtë mbrëmje do të jetë i pranishëm edhe Virgjil Kule me librin e tij “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit”, përcjell albinfo.ch.

“Në këtë mbrëmje do të kemi rastin të bashkëbisedojmë me autorin Virgjil Kule dhe me pjesëtarë të Grupit të Logjistikës “Mërgimi”, thuhet në njoftim nga Ambasada.

Virgjil Kule ka krijuar vepra me vlera te veçanta patriotike për lartësimin e kombit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë.

Filmi i realizuar prej këtij autori të mirënjohur mbi luftën e UÇK-së mbart vlera të jashtëzakonshme dokumentare që do të bëjnë jehonë në të gjithë brezat e ardhshëm, kurse libri i tij për Gjergj Kastriotin ka një këndvështrim realist mbi këtë figurë me vlera kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në prag të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, kujtojmë me respekt një brez të tërë që u rreshtuan në mbrojtje të atdheut, thotë autori.

Me regji të Virgjil Kule, ky dokumentar përmes pamjeve autentike, na sjellë në ndërgjegje jo vetëm fisnikërinë dhe idealin e një lufte të drejtë për liri, por edhe fakte dhe dëshmi të një kohe të lavdishme.

Në shfaqjen e cila do të mbahet në Bernë, prezent do të jetë edhe komandanti i logjistikës Gani Nuha.

Me datë 11 Shkurt 2018 në ora 16:00h.