Ceremonia përmbyllëse e Shkollës së Diasporës në Kosovë

Germin ka kënaqësinë të ju ftoj në ceremoninë përmbyllëse të Shkollës së Diasporës në Kosovë (SHDK). Qëllimi i kësaj ngjarje është prezantimi i rezultateve, arritjeve dhe sfidave të programit, si dhe për herë të parë do të bëhet shfaqja e filmit dokumentar – Ndryshimtarët. Gjithashtu keni mundësi të merrni pjesë në panelin e diskutimit – Shkolla e Diasporës në Kosovë: Përvojat, sukseset, sfidat dhe e ardhmja?, ndani përvojat e juaja dhe idetë se çka duhet të bëhet më mirë në të ardhmen.

SHDK ka qenë programi i parë që ka mbledhur profesionistë të rinjë nga Diaspora, Kosova dhe rajoni në një model unik dhe multidiciplinar në adresim të sfidave lokale deri te ofrimi i zgjidhjeve kreative, i cili është implementuar nga GERMIN dhe është mbështetetur financiarisht nga programi Youth, Emlpyment and Skills-YES, në kuadër të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – GIZ.

Ceremonia përmbyllëse do të mbahet më datë: 25 qershor 2018, duke filluar nga ora 13:00, në ambientet e Kino Lumbardhit, në Prizren.