DiasporaFlet n’Frankfurt
Pas #DiasporaFlet në Düsseldorf dhe Köln, Germin vazhdon takimet me shqiptarët në Gjermani. Kësaj herë udhëtojmë në qytetin e Frankfurtit, në kuadër të nismës Dialogu i Strukturuar për të Drejta të Diasporës (DSDD) –www.diasporaflet.org, ku do të diskutohet rreth të drejtave sociale dhe politike të diasporës.
Cili është qëllimi i takimit?
Diaspora është kontribues kyç në ekonominë e vendit, dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik. Për të njohur kontributin e saj dhe nxitur zhvillimin dhe potencialin për bashkëpunim, organizata Germin ka filluar nismën: Dialogu i Strukturuar për të Drejta të Diasporës (DSDD) – www.diasporaflet.org.
Germin ka kënaqësinë të ju ftoj në një koktej rasti ku do të keni mundësi të mësoni më shumë për nismën DSDD, dhe do të kemi një diskutim të hapur (Open Mic) për t’u njohur dhe diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim. Në këtë ngjarje, përfaqësuesit e Germin-it do të bëjnë një prezentim të shkurtër rreth qëllimit të iniciativës DSDD, platformës Diasporaflet.org dhe se si ju mund të bëheni pjesë përkrahëse e saj. Po ashtu, gjatë këtij takimi do të prezantohet misioni dhe puna e disa individëve/organizatave dhe bizneseve shqiptare në Frankfurt, të cilët do të flasin për potencialin e mërgatës sonë.
Ju mirëpresim, të martën, më 03 tetor nga ora 19:00, në Konsulat Kosovo Frankfurt. (Adresa: Rudolfstraße 13/17, 60327 Frankfurt am Main).
Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në email [email protected] ose këtu në faqen tonë të Facebook-ut.
Ju presim të vini në DiasporaFlet n’Frankfurt!
***
Iniciativa Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës përkrahet nga programi Promovimi i Shoqërisë Demokratik Democratic Society Promotion – DSP – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K), Ministria e Punëve të Jashtme dhe Danimarkës (DANIDA).
Takimet DiasporaFlet në Gjermani, janë vazhdimësi e kësaj iniciative dhe financohen nga DIMAK Kosovo, projekt ky i implementuar në kuadër të GIZ-it.