Dimri i gjatë i vitit 1945 promovohet në New York
Nëpërmjet novelës grafike “Dimri i gjatë i vitit 1945: Tivari”, me autorë Anna Di Lellio dhe Dardan Lutën shpaloset rrëfimi i gjithë rrugës që kanë ndjekur mijëra shqiptarë të Kosovës deri në Tivar të Malit të Zi, në mars të vitit 1945. Ilustrimet e Lutës, së bashku me rrëfimin gojor të të mbijetuarve, janë bërë bashkë në novelë prej 145 faqesh, që sjell historinë autentike të disa shqiptarëve të mbijetuar në atë që njihet si Masakra e Tivarit. Aty ka edhe dokumente e skica.
Kjo novelë do të promovohet edhe në New York City më 18 Prill, nga ora 17:30-19:30, në studion e fotografit të famshëm Fadil Berisha.