Mbrëmja Kërçovare USKANA 2019

Mbrëmja Kërçovare – USKANA 2019

E Diel, 5 Maj 2019

Rezervimet mund ti bëni në këto numra telefoni te vullnetarët:

Bardhyl Ahmeti
608-728-0441

Shaqir Ajruli – Çili
262-374-1827

Skender Emini
630-930-7790

Çmimi i Biletave:
$50 Adult (Të rritur)
$30 Children (Fëmijë)

Të gjithë bashkë për Komunutetin tonë!

Sivjet programi i mbrëmjes do të fokusohet kryesisht në rininë e komunitetit tonë, duke filluar nga ata të moshave më të reja, për të vazhduar më pas me studentët për të cilët tani më traditionalisht ndajmë bursa studentore për të mbështetur rininë tonë drejt arritjeve akademike për të krijuar karrierë të suksesshme më pas.

Për argëtimin tonë do të kujdeset artistja e merituar Shqiptare e mirënjohur botërisht – Merita Halili, të cilën e faleminderojmë publikisht që pranoi ftesën të jetë me ne në mbrëmjen Kërçovare USKANA 2019. Bashkë me të skena do t’ju takojë grupit “Dardania” të cilët poashtu i faleminderojmë për gjithë përkrahjen ndaj Shoqatës USKANA ndër vite. Gjithashtu, do kemi mundësi të dëgjojmë këngë nga Bledian Ajroja si artist përkrahja ndaj të cilit nuk do mungojë kurrë nga Shoqata USKANA.

Gjatë mbrëmjes nuk do të mungojnë as vallet tradicionale Kërçovare me çrast Ju ftojmë të jeni me ne dhe të vazhdojmë traditën e miqësisë me njëri-tjetrin që është virtyt i mirësisë Kërçovare.

Bëni rezervimin tuaj tani.

Mirupafshim më 5 Maj 2019.

Kryesia e Shoqatës Uskana