Ekspozitë kushtuar Diasporës Shqiptare

Migrimi ka qenë cilësi kombëtare jo vetëm e shqiptarëve. Ai është pjesë e natyrshme e zhvillimit njerëzor dhe shprehje e dëshirës dhe vendosmërisë së individit për të shpresuar dhe projektuar një jetë më të mirë për veten dhe familjen. Krahasuar me popullsinë në vendin e origjinës, migracioni shqiptar mund të konsiderohet si ndër më të mëdhenjtë në botë. Në kuadër të ditës Ndërkombëtare kushtuar Migracionit, në Muzeun Kombëtar do të inaugurohet Ekspozita kushtuar Diasporës Shqiptare, e cila do të pasqyrojë modestisht historikun e saj ndër vite.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të muajit janar (2018).

Për me shumë informata këtu e keni linkun e facebook-ut https://www.facebook.com/events/379077729201375/