Finalja e kuizit të diturisë me nxënës nga diaspora
Në kuadër të manifestimit “Ditët e diasporës”, Ministria e Diasporës organizon finalen e kuizit të diturisë , që do të mbahet të shtunën më 29korrik 2017, në Pallati e Rinisë , duke filluar në ora 17:00 deri në ora 21:00, ka njoftuar Ministria e Diasporës.
Përmes këtij kuizi, nxënësit e mësimit plotësues në diasporë do t’i tregojnë njohuritë e tyre nga fusha të ndryshme të dijes, sidomos njohuritë për identitetin shqiptar. Kjo garë po ashtu është në funksion të krijimit të lidhjeve mes fëmijëve nga diaspora dhe atyre nga Kosova, si dhe sensibilizimi i shoqërisë kosovare për përgjegjësinë dhe përkujdesjen për mërgatën.