Mbrëmje festive për 28 nëntor – Shoqata “Ilirët” – Lozanë
Shoqata “Ilirët” në Lozanë me rastin e festave të Nëntorit, do të organizojë një mbrëmje festive, ku i fton të gjithë të marrin pjesë, shkruan albinfo.ch.
“Me rastin e vitit mbarëkombëtar, të shpallur për nder e lavdi të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu – 1443; Kongresit të Alfabetit – 1908; Shpalljes së Pavarësisë të Shtetit Shqiptar – 1912; Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashizmi -1944; 50 vjetorit të Demonstratave studentore – 1968; daljes në skenë hapur të lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës – 1997 dhe Ditëlindjes së Komandantit legjendar të saj, Adem Jashari – 1955, Shoqata Kulturore e Artistike- Ilirët në Llozanë, më 30 nëntor (e premte, ora 19:30), organizon mbrëmje festive-koncert kushtuar datës së shenjtë historike, 28 Nëntori- Festa Kombëtare.
(Do të kemi edhe specialitete nga kuzhina shqiptare) Hyrja falas!”, thuhet në njoftim.