Më 2 qershor zbulohet shtatorja e Nënë Terezës në Winterthur
Zbulimi i shtatores mbahet nga ora 17:00, kurse pjesa akademike për Nënë Terezën dhe Skënderbeun do të mbahet po ashtu më 02 qershor 2018 , me fillim ora 19:00, në Hotel Zentrum Töss.
Integrimi
Më 2 qershor zbulohet shtatorja e Nënë Terezës në Winterthur
Zbulimi i shtatores mbahet nga ora 17:00, kurse pjesa akademike për Nënë Terezën dhe Skënderbeun do të mbahet po ashtu më 02 qershor 2018 , me fillim ora 19:00, në Hotel Zentrum Töss
Pas tri vitesh përpjekje në bashkëveprim me organet e qytetit Winterthur, më në fund po vjen dita e përurimit të shtatores së shenjtëreshës, Nënë Tereza, përurim që do të mbahet më 02 qershor 2018.
Zbulimi i shtatores mbahet nga ora 17:00, kurse pjesa akademike për Nënë Terezën dhe Skënderbeun do të mbahet po ashtu më 02 qershor 2018 , me fillim ora 19:00, në Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur, ku do të ketë panelistë të akademive, program artistik dhe fjalë rasti nga të ftuarit.
Nga Kosova marrin pjesë, Ipeshkvia e Kosovës ( Don Lush Gjergji), Bashkësia islame e Kosovës, Bashkësia Ungjillore e Kosovës, (Pastor Dr. Femi Cakolli) Kryegjyshata Bektashiane Botërore me seli në Tiranë, (Baba Mondi), diplomacia jonë në Zvicër dhe të ftuar të tjerë, si dhe kryetari i qytetit të Winterthurit me stafin e tij.
Sqarim për vendin e manifestimit:
- Te inaugurimi ora 17:00, Rruga quhet: General-Guisan-strasse 40, përballë AXA Versicherung, apo afër Park Hotel, Stadthausstrasse 4, 8400 Winterthur,
- Te salla nga ora 19:00, Të gjithë ata që vijnënga drejtimi i Bernës, Zürichut, St: Gallenit, Frauenfeldit, Schaffhausenit, dalja Töss, mandej drejtimi i qendrës, dhe në rrugën Zürcherstrasse 106, e gjeni Zentrum Töss, ku keni edhe parkingje të mjaftueshme, rreth e rrotull Migros-it dhe Coop-it.
Ju mirëpresim me respekt
Këshilli Organizativ i SH.K.A „ DARDANIA“