BONEVET Kampi Veror për fëmijët nga Kosova dhe Diaspora

Vera me plot aventura po afrohet!

Për një verë më interesante me më shumë lojëra dhe festë, BONEVET në Gjakovë dhe Prishtinë organizon Kampin Veror për të gjithë fëmijët nga Kosova dhe Diaspora.

Kampet do të jenë javë eksplorimi dhe argëtimi të mbushura me aktivitete kulturore-edukative, që si qëllim parësor kanë stimulimin e mendimit kritik, duke i lënë fëmijët më kurioz për të eksploruar edhe më tej rreth natyrës dhe botës që na rrethon.

Në 5 javët e kampit fëmijët do të hyjnë në një udhëtim i cili do t’i dërgoj në periudha e destinacione të ndryshme. Përmes aktiviteteve, formave, ngjyrave dhe hapësirës tonë, qëllimi i kampit Veror 2018 ka nxitjen e kuriozitetit te secili fëmijë.

Shijoje verën dhe lejo që ky kamp të mbush kapituj plot me kujtime të bukura dhe miq të përjetshëm.

Kampi Veror do të filloj nga data 2 Korrik 2018.

A jeni gati për eksplorim?

Vizito webfaqen www.kampiveror.bonevet.education për më shumë informata rreth Kampit Veror, ose na ndiq në faqen në Facebook – https://www.facebook.com/BONEVETKampiVeror/