“Një ditë midis reve” në Essen

Për herë të parë regjisori i njohur Robert Budina do të jetë në Essen, në kinemanë Eulenspiegel për të prezantuar filmin e tij më të ri: Një ditë midis reve.

“Ju ftojmë të shikoni këtë film dhe të bashkëbisedoni direkt me regjisorin Budina në sallë për filmin dhe të ndani me të përshtypjet tuaja”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, shkruan albinfo.ch. Filmi fillon nga ora 15:30 më 23 shtator 2019.

Biletat blihen direkt në kinemanë Eulenspiegel. Për të perfituar biletën me çmimin preferencial prej 7 Euro, lutemi jepni kodin: IDEAL Freunde. Miresevini.