Për 1 Qershor, fëmijët shqiptarë mblidhen për të mësuar rreth vendit të tyre
1 Qershorin, ditën e fëmijëve, do të festohet së bashku me “Swiss Albania Event”.
OUCHY, Lausanne, do të jetë vendi ku të gjithë vogëlushët do të gjejnë aktivitete festive gjatë ditës së Shtunë, datë 01 Qershor 2019 duke filluar nga ora 10:00- 19:00.
“Ju tregojmë për vendin tonë”, është një prej aktiviteteve të organizuar nga Swiss Albania Event dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bern, mbështetur nga platforma mediatike albinfo.ch në bashkëpunim me prindërit dhe fëmijët nga të gjitha trevat Shqiptare në Vaud, të cilët do të organizojme një seri promovimi aktivitete kushtuar origjinës, lidhjeve dhe rrënjëve tona.
Aktivitetet do të pasojnë me një mini-ekspozitë nga piktorët e vegjël për të na treguar hartën e trojeve shqiptare, si dhe mëtejme shumë aktivitete letrare ku fëmijët do të mbajnë të veshur plisat e bardhë në kokë si simboli kombëtar i vendit tonë.
Pasdite do vijojmë edhe me një kinema verore, ku do të shfaqen filma vizatimor për fëmijët e të gjithë grup moshave si dhe shume aktivitete të tjera argëtuese e gazmore.
Mbrëmjen do e mbyllim me një darkë muzikor, të shoqëruar edhe me nje tavoline ku do promovohen dhe shiten produkte tradicionale Shqiptare.
Dëshirojmë të ftojmë dhe jemi të hapur për bashkëpunim në realizimin e këtyre aktiviteteve me të gjitha Shoqatat, Zyrën e Integrimitnë Lausanne si dhe:
Qendrat dhe Shoqatat multikulturore të Lausanne-s
Mësues të ciklit të ulët
Mësues të gjuhës shqipe
Mësues të letërsisë në gjuhën Shqipe
Mësues të muzikës, kostumeve dhe traditave Shqiptare
Nxënës e prindër