Përmbledhje e Javëve të Kulturës 2017

Miq të nderuar, 
Me shpresë që Viti i Ri 2018 ju ka gjetur shëndosh e mirë, Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri ju fton të ndajmë përshtypjet e Javëve të Kulturës 2017. 

Me këtë rast përveç raportit të mbarëvajtjes së projektit, organizimit dhe buxhetit, do të ndajmë dhe disa mirënjohje për mbështetesit e Javëve. 

Ndër tjerash ne do e mirëpresim një debat të hapur ku do mund të shkëmbenim kritikat, pëlqimet e sugjerimet të cilat do të na hynin në punë në hapat vijues.

Pikat: 
16:30 – 18:00 
Javët e Kulturës 2017 
-Projektet 
-Buxheti
-Mbështetësit
-Diskutim – Feedback
Viti 2018 (Viti i Kulturës, Javët e Kulturës 2018)
18:30
Koktej-Bufe

Konfirmimi i pjesëmarrjes do të na ndihmonte në organizimin e mbrëmjes. Për më shumë, klikoni këtu.