Promovim i librit “Fitorja diplomatike”

Përurim i librit „FITORJA DIPLOMATIKE“, të autorit Dr. Sabri Kiçmari, ish-ambasador i Republikës së Kosovës në Austri dhe Australi.

Ky libër është një përmbledhje kujtimesh nga përfaqësimi diplomatik i UÇK-së të shkruara nga Kiçmari në periudhën e viteve 97-99. Në të janë të përfshira shumë ngjarje të asaj periudhe e në veçanti përfaqësimi i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Libri flet për bindjen e shteteve të huaja se UÇK nuk ishte një organizatë terroriste, por kishte për synim çlirimin e vendit nga okupatori serb.

(Një shkrim në media nga Lulëzim Etemaj: http://rtvzeri.com/kulture/fitorja-diplomatike-nje-liber-dritehedhes-mbi-diplomacine-e-uck-se/

Ndjehuni të lirë të njoftoni të gjithë të interesuarit dhe ta shpërndani më tutje këtë njoftim dhe këtë ftesë.

Pjesëmarrja Juja do të pasurojë këtë aktivitet dhe do ta nderojë vetë autorin z. Kiçmari.

Mirë se shihemi më 8 nëntor 2019 në Vjenë.