Promovimi i librit ” Shtegtimet e një gazetari”, autor Rexhep Rifati
Promovimi mbahet në Bernë, të premten më 26 Tetor 2018 nga ora 19 në Restorantin Mappamondo (Länggassstrasse 44, 3012 Bernë). Për librin flet redaktorja, Prof. Migena Arllati. Pjesë e programit muzikor: Mimoza Nazarko- Canto, Ermira Lefort -Piano dhe Volfi Haxhiaj- violinë. Krahas një ekspozite fotografish, shfaqet edhe dokumentari “Kronisti i pandalur”.
9:10 Hapja e programit dhe përshëndetja e mysafirëve: Ambasadorja e Republikës së Kosovës zonja Nazane Breca, ambasadori i Republikës së Shqipërisë zotëri Ilir Gjoni dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë zotëri Halim Hyda, zonja Shukrije Ramadani, përfaqësuese e Konsullatës së Kosovës në Cyrih…
19.:30 Pikë muzikore nga Mimoza Nazarko- Canto, Ermira Lefort -Piano dhe Volfi Haxhiaj- violinë
19:40 Ftojmë redaktoren e librit, zonjën Migena Arllati e cila ka ardhur enkas për këtë promovim nga Gjakova, që ti thotë ca fjalë rreth librit. Ftojmë autorin z. Rexhep Rifati për një fjalë rasti
20:00 Ermira Lefort solo në piano
20:10 Fjala e autorit të filmit dokumentar “Kronisti i pandalur” nga Alush Kamberi, gazetar dhe dokumentarist i njohur i cili ka ardhur gjithashtu enkas për këtë
promovim nga Tetova.
20:35 Volfi Haxhiaj, solo në violinë
20:45 Dhurimi i librave 3 Ambasadorëve si dhe familjes së një ish-ambasadori të kulturës, familjes së artistit Agron Bajrami, në 25 vjetorin e themelimit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër
21:00 Pika muzikore nga TRIO nga Gjeneva Mimoza, Ermira dhe Volfi
21:10 Meqë të hyrat nga shitja e librave, pas mbulimit të shpenzimeve, i dedikohen fondacionit të bursave studentore në Ferizaj, ju mund të pajiseni me librat dhe të merrni autografin e autorit