Rrjetëzimi përmes Qendrave Kultutore në Diasporë

Germin organizon bashkëbisedim virtual në Google Hangout, më 21 shkurt 2018, nga ora 17:00 (GMT+1), për të diskutuar mbi rolin e Qendrave Kulturore në Diasporë.

Diskutimi në Google Hangout do të jetë takimi i radhës nga një seri takimesh që kanë për qëllim të nxisin një proces reflektimi për çështjet që ndërlidhen me të drejtat politike dhe shoqërore të Diasporës Shqiptare. 

Cili është roli i qendrave ekzistuese; A është zbehur me kalimin e viteve roli i tyre; dhe çfarë sjellë marrëveshja e arritur për themelimin e qendrave të përbashkëta në Diasporë në mes të Kosovës & Shqipërisë.

Ju ftojmë që ta përcjellni diskutimin e drejtpërdrejt në Youtube, të mërkurën, nga ora 17:00.