Shfaqet komedia “Diploma-t” e grupit “Aktrimi”
Trupa teatrore “Aktrimi” nga Cyrihu, në vazhdën e aktiviteteve të saj, më 16 qershor (e shtunë) vjen me shfaqjen e komedisë “Diploma-t”, në St. Gallen.
Rolet në këtë komedi i luajnë: Yllka Zuzaku Mustafa, Fikrim Morina, Ramadan Morina dhe Veli Berisha.
Shfaqja fillon në orën 19.00 në “Adler Halle”, St. Georgenstrasse 84, 9000, St. Gallen. Hyrja është me biletë dhe kushton 15 franga.