Vera te Dera!

Organizata Rinia Shqiptare në Norvegji ju fton në aktivitetin e radhës “Vera te dera” – një ditë sociale dhe sportive me nje turne volleybolli, lojra të ndryshme, ushqim të pjekur në skarë si dhe pije freskuese! Të gjithë jeni të mirëseardhur!

VENDI: Voldsløkka, OSLO
ORARI: TË DIELËN MË 17 QERSHOR, NGA ORA 13

SKARË: Organizata do të pregatisi të gjitha gjërat që duhen për skarë, ketu perfshihen edhe salcicet dhe lëngjet freskuese. Gjithashtu mundeni të merrni/pregatisni dicka më shumë nëse keni deshirë.

AKTIVITETE: Siç është përmendur, do të mbahet një turne volleybolli, sipas traditës. Do të ketë çmime dhe shpërblime. Përveç kësaj, ka vend edhe për aktivitete të tjera. Nëse dikush ka deshire të luaj lojra të tjera si për shembull me Kubb, badminton, frisbee apo lodra të tjera ju lutem t’i sillni me vete! Përvoja nga vitet e kaluara ka treguar se kjo ditë do të jetë shumë e popullarizuar, kështuqë ne mirëpresim sa më shumë veta këtë vit!

Kemi shumë deshirë që të na bashkohen kolegë të gjinisë femrore në bordin e organizates! Me ide dhe kontribute nga këndvështrime të ndryshme, organizata do të forcohet ndjeshëm.

Në qoftë se keni ndonjë pyetje ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni përmes postes tonë elektronike: [email protected] apo përmes faqes tonë në facebook.https://www.facebook.com/events/2067494063524147/