Sislej Xhafa / love you without knowing

Prej 5 Korrik deri 25 Gusht 2018, Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitën e artistit Sislej Xhafa me titullin love you without knowing (të dua pa e ditur), kuruar nga Jérôme Sans.

“love you without knowing” është ekspozita e parë e Sislej Xhafës, artistit kosovar të njohur ndërkombëtarisht, në atdheun e tij. I lindur në vitin 1970, në Pejë, Xhafa ka jetuar ekzistencë nomade që prej largimit nga Kosova në vitet e para të të 1990-ave. Si një udhëtim introspektiv nëpërmes universit të tij unik, kjo retrospektivë madhore është shprehje e dashurisë së artistit ndaj atdheut – brishtësisë, fuqisë, gjallërisë dhe dhunës së tij. Me qasje ironike dhe subversive e cila përdor mediume të ndryshme nga piktura dhe vizatimi deri tek skulptura dhe instalacioni, Xhafa me subtilitet dhe konsistencë tërheq vëmendjen për sistemet e padukshme dhe shpesh të padrejta të cilat i strukturojnë jetët tona. Karriera e tij përfshin harkun kohor nga të 1990-at deri në të tashmen, prandaj ekspozita përbëhet prej rreth 15 veprave ikonike dhe krijimeve të reja që janë mjaftueshëm fleksibile t’iu përshtatur mundësive të rikrijimit. Ky proces i rigjallërimit të veprave bëhet në nivel lokal duke i krijuar ato atypëraty me njerëz të Kosovës dhe me artistin.

Në link gjeni ftesen online me të gjitha aktivitetet http://trembelat.com/invitation_loc5/

From July 5th until August 25th, the NGK is organizing the exhibition of the artist Sislej Xhafa titled love you without knowing, curated by Jérôme Sans.

“love you without knowing” is the first exhibition of the Kosovar internationally acclaimed artist Sislej Xhafa in his native country. Born in 1970 in Peja, he has lived a nomadic existence since leaving Kosovo in the early 1990s. As the introspective journey through his unique universe, this major retrospective is a declaration of love from the artist to his homeland, to its fragility, strength, vitality, and violence. With an ironic and subversive approach that draws on multiple mediums from painting and drawing to sculpture and installation, Xhafa subtly and consistently drew attention to the invisible and often unjust systems that structure our lives. Spanning his career from the 1990s to the present, the exhibition comprises about 15 iconic works and new productions, which are flexible enough to lend themselves to the possibilities of a re-enactment. This process of the revivification of the works is made at the local level by producing them on site with Kosovar people and the artist.

In the link, you can find the online invitation with all the activities: http://trembelat.com/invitation_loc5/