Takimi virtual me diasporën shqiptare | Diaspora Hangout

GERMIN organizon disktutimin virtual me anëtarët e diasporës në Google Hangout.

Diaspora Hangout do të jetë i parë nga një seri takimesh që kanë për qëllim angazhimin e diasporës në proceset politikëbërëse në vendet e tyre të origjinës.

Tema: Cili është roli i diasporës shqiptare në proceset politikëbërëse në Kosovë?
Koha: New York 12:00| Londër 17:00| Prishtinë 18:00| Stamboll 19:00

Panelistët e takimit: Bashkim Hazizaj, Brikena Muharremi. Lulzim Syla, Linda Fetiu, Amet Gjanaj dhe Arbër Bullakaj.

Ngjarja në Facebook: https://www.facebook.com/events/249709488810643/.

***

Iniciativa Dialogu i Strukturuar për të Drejtat e Diasporës përkrahet nga programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) Democratic Society Promotion – DSP– i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhohet nga Kosovar Civil Society Foundation – KCSF(KCSF).