Fillon konferenca “Diaspora Dialog në Vendlindje”

Diaspora Dialog në Vendlindje“ titullohet aktiviteti që do të zhvillohet nga data 2 deri më 5 prill në Tiranë dhe Prishtinë.

Nga data 2 deri më 5 prill  2018, në Tiranë dhe Prishtinë në konferencën “Diaspora Dialog në Vendlindje” do të mblidhen bashkë personalitete nga jeta sociale, politike dhe artistike e diasporës shqiptare në Gjermani dhe Zvicër, përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përfaqësues nga organizatat partnere CIM dhe GIZ,  ku do të diskutohet mbi diasporën dhe rolin e saj sot e në të ardhmen.
Një aktivitet i tillë organizohet nga Shoqata IDEAL në Esen të Gjermanisë me presidenten Anduena Stephan.