Tre shefat e kuzhinës me nismën “Shije Shqiptare” do të prezantojnë gatesat shqiptare në mënyrë moderne, pa dëmtuar shijen tradicionale.

Shije Shqiptare filloi rrugëtimin në La Perla Graz Austri, e më pas në “AURA mediterranes Ristorante” dhe “Kleiner Rosengarten Mannheim”, në Gjermani, kurse radhën tani e ka Zvicra te “Stella del Centro – Uster”.Një event nën kujdesin e “Swiss Albania Event”. Doni të dini më shumë për kulinarin shqiptare? Mjafton të vini të shijoni gjashtë gatesat e tyre. Më 3 dhjetor në Cyrih dhe jo vetëm.Tre shefat e kuzhinës me nismën “Shije Shqiptare” do të prezantojnë gatesat shqiptare në mënyrë moderne, pa dëmtuar shijen tradicionale. Sigurisht që një pjatë e mirë shoqërohet nga një verë e mirë.Prania e prodhimeve shqiptare do të jenë qershia mbi tortë “Kosova Wine”.Qëllimi i Shije Shqiptare është vazhdimi i traditës në kuzhinë. Familja është gjë e shtrenjtë dhe në edukimin e fëmijëve luan rolin më të madh kultura që trashëgohet.Mbrëmja kulturore, kulinare, që organizon Shije Shqiptare, ka qëllimin të bashkojë familjen duke mësuar te fëmijët zakonet tona. Ftoni një mik/she, apo një familje zvicerane dhe ejani të promovojmë dhe të shijojmë këtë natë të veçantë. Darka kulinare-kulturore ka qëllim të përqendrohet te familja!