Tribuna realizohet me sukses
Tribuna islame e organizuar nga xhamia Bujaria në mbrëmjen e ditës së shtunë (17.12.2016) u realizua me sukses, çdo gjë funksionoi më së miri dhe në qetësi.
Tema e saj “Muhamedi mëshirë për botët” u nda nga teologët ligjërues në tre pjesë, Ahmed Kalaja: Dashuria ndaj Muhamedit, Llokman Hoxha: Shkëndija praktike nga mëshira e Muhamedit dhe Omer Berisha: Detyra jonë karshi Muhamedit.
Pjesmarrësit ishin të shumtë dhe nga trevat shqiptare Shqipëria, Kosova, Maqedonia, gjithashtu veç banorëve të Linz-it pjesmarrësit kishin udhëtuar edhe nga qytete të tjera të Austrisë si dhe nga shtete të tjera si Belgjika, Gjermania dhe Italia. Ky eveniment në këtë mënyrë njëkohësisht mundësoi një takim të ngrohtë të bashkëatdhetarëve që jetojnë në vënde të ndryshme ne Europe.
Tribunën e gjallëruan me zërin e tyre të mrekullueshëm me recitim nga Kurani dhe këngë me tipare islame Adem Ramadani, Fersan Jahiu dhe Ahmed Buraniqi.
Thirrjes për ndihmë për shlyerjen e borxheve aktuale që ka Bujaria, pjesmarrësit ju përgjigjën pozitivisht duke u grumbulluar kështu një shumë prej 6500€.
Mbas përfundimit turma u shpërnda në qetësi ndersa qëndrimi miqësor dhe vëllazëror vazhdoi në ambientet e xhamisë Bujaria deri në mesnatë.