Tryezë me temën: “Si ta ndihmojmë shkollën shqipe”
Në këtë tryezë janë ftuar përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit të R. së Shqipërisë dhe të R. së Kosovës.
Ruajtja e gjuhës shqipe përbënë në mënyrë absolute një nga vlerat më të rëndësishme që ne gëzojmë si komb.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në kantonin e Argaut, organizon tryezën kushtuar shkollës shqipe me temën “Si ta ndihmojmë shkollën shqipe”.
Tryeza do të organizohet më 21 Qershor 2019, në ora 19:30 në këtë adresë:
Haufländlistrasse 12, 8957 Spreitenbach.
Në këtë tryezë janë ftuar përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit të R. së Shqipërisë dhe të R. së Kosovës.
Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar deri më tani personalitete të larta shkencore nga trojet shqiptare, gazetarë të medieve, si dhe i tërë debati do të përcillet nga ekipi i RTK-së.
Në emër të këshillit organizues, Riza Demaj