URACult Authentics

 

URACult ju fton përzemërsisht në koncertin e rradhës ‘URACult Authentics’ me muzikë të mirëfilltë shqiptare.

Tradita muzikore urbane, sot pjesë e identitetit klasik të shqiptarëve, u lind e u zhvillua në
kohën e formimit kombëtar të shqiptarëve. Dikur, kjo muzikë u krijua nga poetët dhe
kompozitorët për t’u përhapur ndër popull, ndërkaq sot njihet si kënga lirike popullore, që
është përvetësuar nga populli. Koncerti i sontëm do të sjellë disa nga këngët e njohura nga
qendrat urbane shqiptare, me theks të veçantë te këngët shkodrane. Secila këngë e shtjellon
nga një gjendje emocionale të dashurisë së protagonistit, duke filluar nga dashura e parë
rinore, lumturia e çiftit, përmes dashurisë fatkeqe deri te dëshpërimi i thellë i poetit të
refuzuar nga e zgjedhura e zemrës së tij. Ndonëse ka kaluar kohë e gjatë nga koha e krijimit
të tyre, ndjesia e këtyre këngëve mbetet e përjetshme dhe aktuale edhe për dëgjuesin e sotëm.

 


URACult Authentics


URACult Authentics