URACult Classics
Të dashur miq të URACult-it,
“URACult Classics” quhet projekti ynë i radhës dhe me këtë rast ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në një mbrëmje të veçantë artistike. Përsëri ofrojmë një program të pasur dhe mezi nuk po presim të përshëndesim në skenën e shtëpisë “Altes Pfandhaus” artistët dhe juve miqët tanë .
“Rrugëtimi i hyjneshave” është ekzspozita e skulptores Arjeta Miftari e cila hapet në orën 18:00.
E inspiruar nga “Hyjnesha në fron” e cila u gjet në gërmadhat e Ulpianës dhe e cila supozohet të jetë dikund 5000 vjet e vjetër, skulptoja Miftari ka krijuar hyjneshat e saja karekteristike disa prej të cilave edhe do ti prezantoj publikut në Köln.
Mbrëmja vazhdon me muzikë me programin “Sinneswandlungen” (Shëndërrimet e shpirtit) që fillon në orën 19:30. E njohur si protagoniste e shumë operave të njohura, këngëtarja shqiptare Flaka Goranci do të lë për një mbrëmjë operën e Vjenës dhe do të këndoj para publikut në Köln arie nga opera të ndryshme. Dirigjenti dhe pianisti i njohur Desar Sulejmani do të përcjell në piano Flaka Gorancin si dhe do të luaj vepra të Liszt dhe Thalber.
Në pjesën e dytë të mbrëmjes Flaka Goranci do të interpretoj këngë nga albumi i saj “Albanian Flowers”, këngë këto që janë udhërrëfyes muzikor nëpër Shqipëri dhe Kosovë. Mysafir special i mbrëmjes është Gramoz Goranci i cili me tingujt e harmonikës do të pasuroj edhe më shumë këtë mbrëmje të veçantë.
Mirë se vini!
Rezervimi i biletave mund të bëhet në: [email protected]