Shfaqja e filmit Zvicra (2018)

Filmi “Zvicra” flet për diasporën kosovare dhe pyetjet rreth identitetit nacional. Filmi tregon, ndër të tjera, se si çështja e identitetit trajtohet ndryshe brenda gjeneratave dhe se si ndryshon nga një person në tjetrin. Filmi është në frëngjisht, por do të ketë titra në shqip dhe anglisht. Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj në këtë ngjarje emocionuese në Kino Armata.

Filmi do të pasohet nga një diskutim me regjisorin Fisnik Maxhuni dhe producentin, Benoît Goncerut. Ju lutemi bashkohuni me ne për këtë ngjarje të bukur!

TRAJLLERI: https://vimeo.com/273088637