Beta

Aktivitetet

Google Hangouts

Google Hangouts është mjet komunikimi që lehtëson bisedat grupore ose individuale përmes tekstit, zërit, dhe videos (pamjes). Si pjesë e projektit të DSDD-së, Germin-i përdor Google Hangouts si sallone diskutimi për të përfshirë anëtarët e diasporës nga disa shtete. Këto Hangouts krijojojnë një përshtypje për komunitetin në diasporë dhe nxisin një proces reflektimi për çështjet më të rëndësishme. Ekipi i Germin-it do t’i lehtësojë këto diskutime përmes aktiviteteve dhe teknikave të larta për të bërë pyetje. Kjo do të ndihmojë në identifikimin e nevojave dhe potencialeve të diasporës, që pasojnë me rekomandime për institucionet përkatëse publike.

Pas secilit Hangouts, ekipi i Germin-it shkruan artikuj që përmbledhin diskutimin dhe theksojnë çështjet për veprim. Këta artikuj publikohen në gazetat dhe revistat partnere si dhe mediat e tjera online. Pas përmbylljes së të gjitha Hangouts, Germin-i do të përpilojë katër analiza të shkurtëra të politikave që përmbledhin informatat për çështjet më të rëndësishme (shih përshkrimin e Analizës së shkurtër të politikave).

Temat e diskutimit për këto sesione të Hangout do të përfshijnë:

  1.   Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e përgjithshme dhe komunale në Kosovë
  2.   Përfaqësimi i diasporës në Kuvend të Kosovës
  3.   Procedurat këshillimore qeveritare për diasporën
  4.   Përshtatja e shërbimeve publike për diasporën
  5.   Marrëveshjet për pensione me shtetet e diasporës

Temat e tjera do të përcaktohen përmes këshillimeve me diasporën.