Identiteti kombëtarë në Diasporë: Sfidat dhe Përgjegjësitë
Shkruan: Lira Haxhijakupi
Ruajtja e identitetit ende mbetet një prioritet për diasporën shqiptare, si dhe për nstitucioneve përgjegjëse të shteteve amë. Për fat të keq, ruajtja e identitetit po përballet me shumë sfida. Edhe pse diaspora jonë për shumë vite ka mbajtë gjallë identitetin përmes gjuhës, kulturës, dhe traditave, me kalimin e viteve shohim se kjo gjë po zbehet gradualisht. Një ndër faktorët kryesor për ruajtjen e identitetit është edhe ruajtja e gjuhës amëtare dhe përcjellja e saj tek gjeneratat e reja. Gjuha është një tregues i rëndësishëm i identitetit tonë që përfaqëson një histori të tërë kulturore, andaj për ta ruajtur atë duhet një angazhim i dyanshëm si prej institucioneve, asjtu edhe prej antarëve të diasporës.
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe institucionet e tjera politikëbërëse ka filluar hartimin e Strategjisë së Diasporës 2019-2023 dhe Planin e Veprimit (2019-2021). Kjo Strategji dhe ky Plan i Veprimit parashohin obligimet dhe detyrat që shteti ka karshi diasporës, dhe është vazhdimësi e Strategjisë së parë për Diasporën 2013-2018. Kjo ministri dhe disa institucione të tjera ishin përgjegjëse në promovimn dhe avancimin e programeve për të arritur objektivat strategjike. Ndonëse me pak përvojë në këtë drejtim, Minisitria e Diasporës (MeD) në atë kohë caktoi si prioritet mësimin plotësues dhe aktivitet e tjera kulturore, mirëpo siç shihet deri me sot nuk është punuar shumë në këto aktvitete.
Për të diskutuar më shumë për këtë kapitull të strategjisë dhe planin e veprimit për periudhën 2019-2023, Germin organizoi takimin e parë virtual konsultues ‘Ruajtja e identitetit dhe Fuqizmi i lidhjeve me Diasporën’ me pjesëtarë të diasporës shqiptare dhe përfaqësues të institucionit përgjegjës. Ky takim u realizua në kuadër të nismës Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Politikave, nisëm kjo që mundohet të përfshijë komunitetin e diasporës në hartimin e politikave që prektin të drejtat e tyre. Fatkeqësisht, shumë pak pjesëtar nga diaspora janë informuar apo janë përfshirë në hartimin e strategjive apo edhe projektligjeve që hartohen për interesin e tyre. Për këtë arsye, diskutimi u përqëndrua tek rekomandimet për këto dy dokumente.
Në një anketë të realizuar nga Germin vitin e kaluar rezultoi që 62.7% e 142 të anketuarve nuk ishin në dijeni që ekziston një Strategji për Diasporën dhe Mërgatën (2013-2018).
Në takimin e moderuar nga Fjolla Vukshinaj morrën pjesë Avdyl Lipoveci – Drejtor në departamentin për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, MDIS; Muharrem Idrizi – mësimdhënës i gjuhës shqipe dhe profesor i shkencave politike në Gjermani; Adriana Veseli – shoqata shqiptaro-gjermane e Munsterland e.V në Gjermani; Naxhije Bujupi – udhëheqëse e platformës Tash, Gjermani; Petrit Kuçana – themelues i plantformës The Albanian në Mbretërinë e Bashkuar; dhe Mimoza Leka – mësuse e gjuhes shqipe në Bergisch Gladbach të Gjermanisë.
Diskutimi filloi me prezantimin e procesit të strategjisë dhe planit të veprimit, si dhe me punën që është bërë deri me tani nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Diskutimi trajtoj edhe problemet që kjo ministri ka hasur në realizimin e disa aktiviteteve.
Buxheti i mangët i ministrisë, mos anagzhimi i institucioneve tjera, mos koordinimi i mirë në mes palëve të interesit, numri i madh i diasporës dhe shpërndarja e tyre, krahas numrit të vogël të punonjësve në institucioninë përgjegjës, janë identifikuar si pengesa për realizim maksimal të detyrave dhe përgjegjësive që MDIS ka ndaj diasporës.
Sa është bërë deri tani për diasporën?
Shumë nga kërkesat që diaspora kishte edhe vazhdon t’i ketë si kushte më të mira për mësimin plotësues, furnizmi me libra në gjuhën shqipe, e shumë kërkesa tjera që nuk janë plotësuar, edhe pse të parapara në aktivtetet e MDIS. Ketë përfshijnë, lobimin ne Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që procesi i nostrifikimit të diplomave të thjeshtësohet,t. Edhe pse me ligj është e caktuar kuota për studentët/profesionistët nga diaspora në Universitetin e Prishtinës, respektivisht në departementi e edukimit, deri me sot nuk kemi parë që kjo mundësi është promovuar sa duhet. Si rezultat, kjo kuotë nuk është përmbushur .
Në mënyrë që të mënjanohen këto sfida dhe që të aplikohen kriteret e larta për mësimin plotësues jashtë vendit duhet caktuar kriteret për mësimdhënësit e mësimin plotësues. Disa nga rekomandimet e ofruara ishin: kualifikimi i mësimëdhënësve të bëhet nga Ministria; të ofrohen mundësi që mësimdhënësit të marrin kualifikime falas; etj. Gjithashtu, një nga kriteret për mësimdhënësit e gjuhës duhet të jetë edhe njohja e gjuhës së vendit rezident.
Pëveç mësimit plotësues jashtë vendit, një temë tjetër e prekur dhe shumë e diskutuar ishte roli i medias në fuqizimin e komuniteteve jashtë vendit. Se a është e nevojshme të krijohet një kanal i veçantë për diasporën, i paraparë edhe me projektligjin e propozuar për Diasporën? Sipas disa anëtarëve të diasporës duhet krijuar një program televiziv i përbashkët për Diasporën në mes shtetit të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Mirëpo, një pjesë tjetër e anëtarëve të diasporës krijimin e këtij kanali televiziv e shohin si ndarje. Sipas tyre krijimi i televizsionit të vecantë nuk do ishte i nevojshem. Do mjaftonte të ketë hapësirë më të madhe qe i kushtohet diasporës në televizionin kombtar.
Këto ishin vetëm disa nga rekomandimet që dolën nga diskutimi i parë virtual i organizuar nga Germin për kapitullin Ruajtja e identitetit dhe Fuqizmin e lidhjeve me Diasporën’.
Se a do merr për bazë MDIS këto rekomandime, a do i realizojë aktivtitet e parapara në Strategjinë e Diasporës (2019-2021) dhe Planin e Veprimit, ende mbetet një pikëpyetje e madhe për anëtarët e diasporës.
Videon e plotë të diskutimit mund ta gjeni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=fvSRUKfc1kQ&t=34s
“Ky shkrim është pjesë e serive të takimeve virtuale, si pjesë e projektit Angazhimi i Diasporës për Zhvillim të Politikave, të realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Germin dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SDC-së, DANIDA-së apo KCSF-së.”
Lira Haxhijakupi është menaxhere e Shkollës së Diasporës në Kosovë, një program multi-disiplinar që ofron GERMIN për profesionitët e rinjë. Ajo ka diplomuar në Marketing në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar për një numër institucionesh në Kosovë, duke përfshirë Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe Trustin e Kursimeve Pensionale në Kosovë. Ka njohuri të gjera në punë me sërë komunitetesh falë angazhimit të saj me një firmë konsultimi në Prishtinë për më shumë se tre vite.