Kosovare Asllani tashmë futbolliste e Real Madrid
Nuk ka barriera të pakalueshme për futbollisten Kosovare Asllani. Ajo prej fëmijërisë ka ëndërruar të luaj për klubin më të madh në botë, Real Madridin.
Klubi mbretëror spanjoll nuk ka pasur fare ekip të femrave, por Asllani ka ëndërruar. Por edhe është angazhuar për të realizuar ëndrrën. Vite më parë i kishte shkruar klubit nga Madridi dhe e kishte pyetur se pse nuk ka ekip të futbollisteve.
Rrethanat ndërkohë ndryshuan. Klubi, edhe falë insistimit të Asllanit, krijoi ekipin e femrave. Në fakt klubi Tacon është shkrirë në Real Madrid. Procesi nisi para një viti ndërsa u përmbyll më 1 korrik, kur edhe zyrtarisht Real Madridi u bë me ekip të femrave.
Reprezentuesja e Suedisë, Asllani, pritet të jetë yll i ekipit të yjeve. Ajo ka luajtur për Taconin dhe tani do të luaj për Real Madridin. Ishte pjesë e procesit të formimit të ekipit të Real Madridit. Për të luajtur për Realin kishte kaluar te Taconi.
“Historia është shkruar”, ka shkruar Asllani në rrjete sociale, duke publikuar datën 1 korrik 2020.
“Përgëzime për të gjitha vajzat e reja që ëndërrojnë që një ditë të luajnë për ekipin e tyre të pëlqyer. Nuk është e pamundur më. Hala Madrid”.
01/07/2020 History written. Congratulation to all the young girls that one day dreams of playing for their favorite team, it’s NOT impossible anymore. Hala Madrid ⚪️
Posted by Kosovare Asllani on Tuesday, July 14, 2020
Reali të hënën ka konfirmuar Asllanin si lojtare të skuadrës. Të martën ia ka bërë një krahasim me yllin e sulmit, Karim Benzema.
Asllani 30-vjeçare është e lindur në Suedi, por ka prejardhje nga Mitrovica. Ka 140 ndeshje për Suedinë. Ka luajtur për top-skuadra të futbollit si Linkopings, Chicago Red Stars, Kristianstads, PSG, Manchester City. Ka luajtur në kampionate botërore e evropiane.
Kulmi pritet të jetë te Real Madridi.
Burimi: Këtu