Ku janë Germinalët?

Shkruan: Shpetim Shujaku (Germin)

 

Në javën e dytë të Marsit ne sapo kishim dalë nga një javë shumë e ngarkuar mirëpo njëkohësisht shumë e frytshme dhe emocionale. Germin më në fund zgjodhi dhe mblodhi Bordin e Ri drejtues të organizatës, anëtarët e së cilit do te jene shtylla dhe shtyesit e zhvillimit tonë drejt një të ardhme edhe më të suksesshme. 


Perkundër ngarkeses së madhe që kishim gjatë atyre ditëve të parreshtura, takimeve të panumërta, koha e kaluar me ta ishte shumë frymezues dhe na bëri që ne të harrojmë lodhjen fizike.

Perderisa ne ishim te mbledhur dhe kryenim aktivitetet tona te perditshme, me nje sy poashtu percjellnim zhvillimet e pandemise globale te virusit COVID-19 i cili kishte kapluar boten dhe kishte filluar te shfaqet edhe ne shtetet fqinje mirepo fatmiresisht ne ate kohe ne Kosove ende nuk ishte paraqitur ndonje rast i te infektuarve. Nderkohe qeveria e Kosoves doli me masat e para parandaluese ne luftimin e kesaj pandemie, ndonese ajo zyrtarisht ende nuk kishte mberritur ne Kosove. Si hap i pare i rendesishem me date 13 Mars, qeveria rekomandoi qytetaret per vete-izolim dhe distancim social, e poashtu me vone edhe per kufizim te aktivitetit biznesor e administrativ, perpos bizneseve me rendesi jetike per vendin tone dhe duke përfunduar me mbylljen e kufijve. Shumë anëtarë të bordit që kishin ardhur nga vendet e ndryshme të botës, mbetën të ngujuar në Kosovë duke u pamundësuar kthimin e tyre afër më të dashurve të tyre.

Kjo qasje nga ana e qeverisë ishte shumë e pëlqyeshme pasi qe tregonte nje qasje pro-aktive dhe serioze, para se të shfaqej apo përhapej në mënyrë masive virusi COVID-19, edhe në vendin tonë mirëpo si do të ndikonin këto masa dhe rekomandime në punën e jetën tonë të përditshme?

Si do t’ja bëjmë une e Sihana, që jemi aktiv në sporte çdo javë, unë me ragbi e futboll e ajo me kikboks?!

Si do të ja bëjë Liza, që udhëton disa herë në javë nga Gjilani për në Prishtinë?

Po Arbnori, që takohet gati cdo ditë me shokët e shoqet e tija?

Lirimit a do të rrinte në Budapest, në Vjenë apo do të kthehej në Prizren në këto kohë?

Po Blerina, a do të vazhdonte të rrinte në Tiranë apo do të kthehej përkohësisht në Danimarkë tek familja e saj?

Tek misioni i Germin, nder elementet kryesore është që ne mundohemi të lidhim Diasporen tonë shqiptare me vendet e tyre amë përmes shfrytëzimit të kanaleve teknologjike bashkëkohore mirëpo a do ja dalim që të bëjmë një gjë të tillë në keto kohëra?

Siç edhe thotë një thënie e njohur e Charles Darwin, “Nuk mbijetojnë speciet më të fuqishme, e as ato më intelegjentet, por në fakt janë speciet të cilat i përshtaten më së shumti ndryshimit që mbijetojnë në fund.”.
Ne shumë shpejtë si ekip vendosëm që do të vazhdonim punën tonë pavarësisht situatës që do të mbretëronte, mirëpo vendimi u morr që të gjithë do të punonim prej shtëpisë. Blerina vendosi që të kthehej në Danimarkë tek familja përkohësisht e Lirimi poashtu vendosi që të rrinte në Vjenë. Mirëpo për të dytë këta, ky ndryshim i natyrës së punës nga larg (prej shtëpisë) nuk paraqiste ndonjë sfidë të madhe pasi që ata vetëm ishin duke e bërë një gjë të tillë nga Tirana, Budapesti,dhe Vjena.


Liza, poashtu gjithmonë ka qenë zyra lëvizëse e Germin, pasi që asaj e gjitha se cfarë i duhet që të kryejë punën e saj është laptopi i saj dhe një lidhje e qëndrueshme e internetit kurse lokacioni se ku gjindet ajo, ka shumë pak rëndësi. Pjesa e punës e cila iu është ndikuar më shumë, është ajo e takimeve të shpeshta që ajo ka pasur me të tjerët. Sidoqoftë edhe Liza shpesh ankohej se takimet e shumta asaj po i shterrnin energjinë, kështu që t’a shikojmë edhe anën pozitive të këtij vetë-izolimi! 


Për Arbnorin poashtu kjo situatë nuk është që i ka shfaqur ndonjë sfidë të madhe. Detyra e tij kryesore si Menaxher Projekti për “Engaging Diaspora Professionals” është së pari krijimi i kontakteve ndërmjet profesionistëve nga diaspora dhe institucioneve në vend, e më pas ndërmjetësimi i këtyre dy akterëve në nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit. Të gjitha këto veprime ai mund ti bëjë përmes telefonit e laptopit të tij në mënyrë të shkëlqyer dhe shumë të shpejtë. Për mua dhe Sihanën, ishte ndoshta pak më sfiduese, në krahasim me të tjerët pasi që vetë natyra e pozitave tona kërkojnë që të jemi më “prezent” fizikisht në vende përkatëse për shkak të qenurit si pika referuese të organizatës. Ajo si drejtoreshë e programeve e unë si menaxher financiar. Tek e fundit, secili person i jashtëm dëshiron që ta takojë të zonjën e shtëpisë dhe atë që mirret me “paratë” e tyre apo jo?
Sidoqoftë si unë, e poashtu edhe Sihana e të tjerët deri më tash nuk e kemi pasur aspak problem të punuarit nga shtëpia. Cdo ditë në ora 11:00 ne mblidhemi online dhe bisedojmë rreth detyrave ditore që do t’i kryejmë e poashtu mundohemi të mbështesim njëri tjetrin moralisht në këto kohë të vështira. Faktikisht një angazhim i tillë na ka hapur një perspektivë krejtësisht të re se si ne e shohim punën tonë në të ardhmen, në një botë që është gjithmonë në ndryshim dhe lëvizje.

Padyshim që përhapja dhe zhvillimi i virusit COVID-19 përpos aspektit profesional, na ka ndikuar shumë edhe në spektrin personal, që të shikojmë në retro-perspektivë mënyrën se si jemi duke udhëhequr jetët tona në valën dinamike e të pandalshme të përditshme. 

Pikë së pari duhet t’u jipet një falënderim dhe vlerësim maksimal të gjithë atyre që janë duke u përballur në front të parë me këtë pandemi: mjekët, policët, institucionet, bizneset e produkteve bazike e të gjithë të tjerët, të cilët janë duke menaxhuar dhe lehtësuar këtë periudhë të vështirë.
Kjo pandemi na hapi sytë dhe na rikujtoi për rëndësinë që lidhjet tona më të ngushta personale kanë në jetën tonë, se përqafimet e shtrëngimet e duarve, shëndetin tonë fizik dhe atë psiqik, ne jemi duke i anashkaluar dhe i marrim si të sigurta e pakushtëzime.
Kjo pandemi na tregoi që në jetë ndodhin ca gjëra të cilat nuk pyesin se kush je, cfarë ke bërë, prej nga je e sa pasuri ke, por që vërtetojnë që në fund të gjithë jemi të brishtë, të barabartë dhe të ekspozuar ndaj fatkeqësive sikur kjo e fundit dhe në fund cfarë është më me rëndësi, është se cfarë kemi bërë dhe mund të bëjmë për njëri tjetrin.

Jam i bindur që kur kjo pandemi të ketë përfunduar, ne do të kemi një perspektivë krejt tjetër në mënyrën se si i udhëheqim jetët tona, dhe në fakt do ta shohim këtë fatkeqësi si një pikë kthyese të njerëzimit drejt një bote më afër të cilën e idealizojmë!