KUR DO TË NA DËGJONI? JEMI GATI TË FLASIM! [PETICION]
Të dashur bashkëkombës,
Nga data 12 Mars 2019, anëtarë të Diasporës mbarëshqiptare kanë nisur Peticionin e Diasporës Shqiptare drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama, duke kërkuar adresimin e pesë rekomandimeve të nxjerra nga ky grup rreth Samitit të Diasporës.
Ju ftojmë të gjithëve të përkrahni këtë nismë, duke kërkuar që zëri i Shqiptarëve jashtë vendit të dëgjohet dhe të merret për bazë gjatë hartimit të politikave shtetërore.
Formën e peticionit dhe rekomandimet e drejtuara mund t’i gjeni në vegëzën e mëposhtme
Shqip: Peticion i Diasporës Shqiptare
English: Albanian Diaspora Petition
Ju faleminderit për përkrahjen!