‘’Kur do vijnë fabrikat që ne të kemi punë?!’’
Është hera e pestë radhazi që Kosova është pjesë e një aktiviteti global për ndërmarrësin. Innovation Centre Kosovo (ICK) do ta organizojë Javën Globale të Ndërmarrësisë. Kjo javë do të shënohet përmes aktiviteteve të ndryshme të cilat i japin përkrahje frymës ndërmarrësuese në Kosovë. GEW fillon më datën 14 nëntor dhe do të përfundojë më datën 19 nëntor.
Kjo javë e nëntorit ka për qëllim nxitjen dhe motivimin e ndërmarrësve të rinj. Duke iu mundësuar komunikim, lidhje me biznese, mentorë dhe investitorë të mundshëm, GEW ndihmon të rinjët të ndërtojnë ëndërrën e tyre.
Në këtë vit janë të parapara pesë tema: GEW Gratë, Rinia, Investitorët, Qytetet dhe Scales-up. Kjo javë promovon një platformë jo vetëm që e ngrit vetëdijen, por edhe i bashkon grupet e ndryshme sipërmarrëse. Këto tema janë mekanizmat kryesor për të stimuluar një frymë tjetër ndërmarrëse në Kosovë.
Germin do të organizojë një Google Hangout për Gew Rinia më 14 nëntor. Ky Hangout do të lidhë sipërmarrësit e vendit tonë dhe ata të Diasporës në mënyrë që ata të shkëmbejnë ide dhe të fillojnë të bashkëpunojnë. Qëllimi këtij diskutimi është që të ndryshohet koncepti “Kur do vijnë fabrikat që ne të kemi punë?” në “Ne jemi ata që i krijojmë vendet e punës”.