Kur humbet besimi – dështon synimi: Zgjidhja Diaspora
Shkruan: Ilir Seferi
Dorën në zemër, përkujdesja që të duket mirë në Instagram dhe në Facebook, Samiti i Dytë i Diasporës ishte i jashtëzakonshëm. Diaspora vërshoi rrugët e Tiranës duke gjallëruar atë akoma më shumë sikurse në sezonin turistik. Thënë të vërtetën, Diaspora e do Shqiperinë, të gjithë e thërrasin Nënë. E kush është ai apo ajo që nuk e do Nënën?
Si pjesmarrës në këtë Samit, dhe duke qenë të përgatitur të bashkëpunojmë në punëtorit e parapara, besuam se kësaj radhe Qeveria Shqipëtare do të bëjë hapin e duhur në ngritjen e besimit të dyanshëm, pra të Qeverisë Shqipëtare dhe të Diasporës.
Siç e dimë të gjithë, edhe dashuria kurorrëzohet në saj të besimit të ndërsjelltë. Bashkëshortët krijojnë familje, sepse i besojnë njëri-tjetrit në bashkëpunim e bashkëveprim. Edhe vetë paraja, e cila është prodhim letre e ka vlerën e saj sepse ne besojmë se e ka atë vlerë. Qeveritë e vendeve prej nga shtypen paratë, garantojnë se kjo letër ka një vlerë të caktuar, baras me shumën e shënuar në atë copë letër. Pra, duke i besuar asaj vlere ne e përdorim atë copë letër dhe e shkëmbejmë mallra me vlerë, pra blejmë dhe shesim.
Duke i pasë këto gjëra parasysh, i bëj pyetje vetes: pse kaq hendek në mes të Diasporës dhe qeverive të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës?
Kahdo që të sillet, këtu mungon pikërisht ky vyrtyt i lartë shoqërorë e i gjithanshëm, Besimi. Diaspora e do vendin e origjinës e edhe qeveritarët e duan Diasporën, kështu te paktën pronocohen. Mirëpo ka diqka që nuk shkon mbarë këtu. Ngase mungon Besimi!?
Si humbi ky Besim kur dihet mirëfilli se po këtyre njerëzve, pa i njohur fare, në luftën çlirimtare iu besuam gjitha paratë, pa kthim? Po këta qeveritar, nga Diaspora u quajtën Heronj! Ndërsa tani këta heronjët e luftës po e humbin paqen në rradhë të parë sepse nuk e kanë më me vete Diasporën. Qeveritë nuk i besojnë Diasporës si dhe Diaspora nuk i beson qeverive të vendeve tona.
Ka edhe më keq, mund të themi se te dy Qeveritë deri në ditët sotme, nuk i besojnë as edhe njëra tjetrës. Edhe pse kanë nënshkruara shumë kontrata e kanë bërë lloj lloj ratifikimesh të ndërsjella, kanë mbetur vetëm në letër dhe reklama para kamerave, instastory & Co. Këtu nuk shihet ndonjë konkretizim,sepse mungon besimi. Ky besimi, mungon si pasojë e jetesës së popullit në një sistem tejet anti-kombëtar në dy shtete të orientuara krejtësisht në drejtime të kundërta.
A mund te rifitohet Besimi kur dihet që ne jemi të një gjaku, jemi një Komb?
Që të rifitohet besimi duhet së pari të kemi guxim. A ka sot shqiptarë të guximshëm, apo të vetmit ata që guxuan u shëndrruan në heronjë dhe dëshmorë të Kombit?
Tani kërkohet ky Guxim- „To be, or not to be“.
Guximtarë që i ofron vendin e vet atij që e meriton dhe punon pa ndalë?
Që ta bëj më pastaj partner të besueshëm.
Njeriu merr guximin dhe ofron ta ndaj shtratin me dikë, po atë shtrat, në të cilin deri dje ka fjetur vetëm dhe i pa-penguar, sepse do t’i besojë dhe fillimisht i duket simpatik/e. Dihet pastaj se qka ndodhë me këtë shtrat, bëhet 50/50 %!
Fillimisht, neve Bavarezëve shqiptarë, na u duk se ka ca guxim i Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke ofruar 2 vende Ministrash për dy shqiptarë të lindur në Kosovë. Kjo sipas meje ka qenë filtrimi i tij në drejtim të duhur, pra të krijimit të besimit nëpërmes simpatisë njerëzore për të rinjët me perspektiv profesionale.
Duhet të jesh guximtar të japësh Ministrinë e Jashtme të Shtetit një djaloshi me perspektiv por jo edhe eksperiencë. Deri tani jemi mësuar t’i shohim këto Ministri të trajtohen në formë të mallit, duke bërë pazare me këto poste në mes të kryetarëve të Partive në pushtet. Të entuziazmuar nga ky vendim i Edi Ramës shpresuam shumë se edhe Kosovarët tani do të bëjë një hap të tillë, duke emëruar Ministra nga Shqipëria. U bëmë sy e vesh. Mirëpo, në këtë rast ne harruam se Kosovën e udhëheqin shumë parti në bashkëqeverisje të cilët edhe pse e ka stër-ngarkuar administratën shtetërore, nuk po ia del t’i rehatojnë përkrahësitë e tyre.
Emërimi për Ministër i shqiptarëve nga Shqipëria në Qeverinë e Kosovës do të shihej si një torte mrekullie. Por qershia mbi këtë torte do të ishte, sikur të dy Qeveritë të kenë Ministra nga Diaspora.
Në këtë rast, nuk mendoj për njerëz që përkohësisht kanë qëndruar jashtë shtetit, student që kanë studiuar jashtë, turistë, haxhinjë, etj, por nga Diaspora e mirëfilltë.
Kryeministri i Kosovës u „beson“ vetëm atyre që ia kanë zënë bishtin më derë dhe janë në koalicion, apo janë familjarë, bashkëpartiak të tij.
Prandaj është Kosova vendi më i izoluar në Evropë.
Edhe pak kohë dhe nuk do të ketë të rinj që duan të qëndrojnë në Kosovë sepse atyre nuk u mbetet gjë pos të ikin në Evropë e cila ka vend për këta të rinj të shëndoshë.
Qeveria nuk i beson Diasporës e as rinisë, por as rinia e as Diaspora nuk beson më në këtë qeveri. Dorën në zemër a nuk pritem mjaft, 20 vjet paqe? A ka Diaspora njerëz që duhet besuar? Kur do të fillon një guxim i tillë në drejtim te Diasporës? Kush mund t’i besojë Diasporës?
A ka filluar të paktën Shqipëria të ndryshojë pozitivisht? Janë disa disa pyetjet që flakërojnë kudo që takon miq.
Të gjithë kryetarët/nënkryetarët e Partive Politike në Kosovë të cilët pa përjashtim thonë se duhet që të mundësohet votimi jashtë vendit, që Diaspora duhet të ketë vende në Parlament, në asamble, borde drejtuese e shumë institucione tjera, por nuk mund të bëhet sepse për këtë hap duhet ndërruar edhe Kushtetuta.
Personalisht, të gjithëve pa përjashtim u kam thënë; “nëse me të vërtëtë doni të krijoni mirëbesimin e diasporës, atëherë rezervojeni një Nënkryetar në Partinë e Juaj për dikë nga Diaspora. Që të gjithë, pa dallim, nuk ishin të pajtimit sepse në rradhë të parë u mungon guximi dhe si rrjedhimishte edhe besimi.
A ua prish diaspora „Rehatinë“?
Diaspora ka dërguar të holla para luftës duke mbajtur gjallë sistemin paralel të Kosovës!
Diaspora ka dërguar para gjatë luftes duke mbajtur gjallë luftën e UÇK-së! Diaspora ka dërguar para pas luftës, duka e rindërtuar atë. Diaspora në vazhdimësi dërgon remitenca në vlerë të njejtë sa është edhe buxheti i Kosovës!
As nuk kanë epitetin Veteran, as ndihmës veterani, pra asgjë nuk kanë. Në anën tjetër është krijuar një atmosferë Mirësevini Diasporë, pritje me daulle, eja paguaj dhe ik.
Diaspora, duke u përpëlitur dhe pjesërisht e përqarë, nga emocionet për vendet e lindjes nuk mund të kontrollojnë veprimet, investimet, remitencat e tyre.
Ku është çelësi i zgjidhjes?
Peticionet, samitet, mbledhjet, tubimet, investimet nuk e bëjnë Diasporën Subjekt, por edhe më shumë objekt i atyre që udhëheqin me vendin.
Nëse as pas 20 viteve, partitë politike në vend nuk besuan në Diasporën duke e anashkaluar në çdo vendim, i vetmi mjet që i ka mbetur është të subjektivizohet masovikisht duke krijuar Listën Diaspora për të konkurruar në zgjedhjet e lira.
Evropianët edhe ashtu gjithnjë ankohen se nuk kanë partner kredibil në Kosovë.
I vetmi subjekt kredibil që do të ishte në Kosovë, besoj do të ishte Diaspora. Besimi i ka rrënjët në guxim ndërsa guximi i ka rrënjët në mirëqenje të pastërt njerëzore.
Ilir Seferi është nën-kryetar i Fondacionit BESA, në Bayern të Gjermanisë. Ai është anëtar i grupit punues të Presidentit Paneuropa Bernd Posselt. Poashtu, Iliri është biznismen i sukseshëm në fushën e hotilerisë dhe turizmit.
Vështrimet dhe mendimet e shprehura në këtë shkrim nga autorja janë krejtësisht personale dhe nuk pajtohen doemos me qëndrimet e Germin-it.