Lansohet platforma digjitale “Schoolme” për mësuesit e diasporës – Albinfo

Qendra e Botimeve për Diasporën ka lansuar disa metoda digjitale për mësuesit nga diaspora. Për herë të parë, të gjithë mësuesit dhe shkollat e gjuhës shqipe në diasporë mund të përfitojnë falas shërbimin e mësimdhënies në distancë përmes platformës digjitale “Schoolme”, shkruan albinfo.ch.

Thuhet se platforma mundëson shpjegimin e lëndëve të ndryshme në gjuhën shqipe nga mësuesit e kualifikuar.

Po ashtu, kjo mënyrë e digjitalizimit vë në dispozicion video shkencore, filma, imazhe, dokumente, harta specifike, për një shtjellim më të thelluar të të gjitha temave mësimore të renditura sipas programit shkollor të miratuar nga institucionet arsimore përgjegjëse të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

*Ky lajm është marrë nga Albinfo.ch

https://www.albinfo.ch/lansohet-platforma-digjitale-schoolme-per-mesuesit-e-diaspores/