URIM PËR FESTAT E FUNDVITIT DHE VITIN E RI 2020

Germin ju uron të gjithëve festat e fundvitit, me urimet më të mira për vitin e ri 2020. Urim i veçantë për bashkatdhetarët tanë që në kohë pushimesh kthehen në atdhe për të ngrohur ambientet tona familjare dhe shoqërore.

Urojmë që me punë dhe angazhim të sinqertë të arrijmë objektivat tona në forcimin e marrëdhënieve mes diasporës dhe vendeve amë. Viti 2019 u përcoll me zhvillime të rëndësishme në këtë drejtim, të cilat duhet të thellohen edhe më tej në vitin e ri 2020.

Duke ju dëshiruar momente të këndshme në ambientet tuaja familjare dhe shoqërore, mirëupafshim në 2020.

Ekipi i Germin