Letër drejtuar Ministrit Majko rreth Samitit të Dytë të Diasporës Shqiptare

Në prag të Samitit të Dytë të Diasporës Shqiptare, një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve nga komuniteti shqiptar jashtë vendit kanë reaguar dhe kanë ngritur shqetësime rreth Samitit. Këto reagime Germin i ka adresuar me anë të një letre drejtuar Ministrit të Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko, më datë 10 shkurt 2019.

Marr parasysh eksperiencat e mëparshme, konsiderojmë që premtimet e dhëna për të bashkëpunuar me diasporën duhet të përmbushen duke krijuar në mes të palëve një kulturë më të madhe të bashkërendimit.