Ministri Gashi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme

Më datë 13 dhjetor 2018, Zv.Kryeministri dhe Ministri për Diasporën z.Dardan Gashi, raporti para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike për punën e tij 1 vjeçare që ky institucion ka bërë, respektivisht aktivitetet që kanë të bëjnë me Projektligjin për Diasporën.

Pjesë e këtij takimi ishte z. Dardan Gashi së bashku me kabinetin e tij, si dhe anëtarët e komisionit e këtij komisioni: Vjosa Osmani – LDK, Glauk Konjuvca – LVV, Fitore Pacolli – LVV, Time Kadrijaj – AAK, Doruntina Maloku – LDK, Evgjeni Thaqi – PDK, Elmi Reçica – PDK dhe Danush Ademi – PDAK.

Takimin e hapi kryesuesja e komisonit zn. Vjosa Osmani duke prezantuar agjendën e këtij takimi dhe duke theksuar që Qeveria ka filluar të kuptoj rëndësinë e diasporës dhe rolin që ata kanë në vendin amë.

Sipas raportimit të Ministrit Gashi, konsultimet për Projektligjin për Diasporën janë mbajtur në 10 shtete të ndryshme dhe 15 qytete.

“Ky projektligj është punuar në të mirë të anëtarëve të diasporës dhe do mundohemi që të arrijmë kyçjen e anëtarëve të diasporës në politikë. Falënderojmë anëtarët e komisionit për bashkëpunimin e mirë” – theksoi z.Gashi.

Deputeti i LVV Glauk Konjufca njëherit edhe anëtar i këtij komisoni  kërkoi që bashkëpunimi në mes të MDIS dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme(MPJ) duhet të përmirësohet dhe mos të u lihet në dorë ambasadorëve organizmi i i këtyre takimeve të cilat në shumicën e vendeve kanë rezultuar si takime jo-kualitative, dhe pjesa dërrmuese e anëtarëve të diasporës nuk janë informuar fare për këto takime.  Gjithashtu, u propozua që të bëhet një hulumtim në gjitha vendet ku jeton diaspora kosovare të identifikohet numri i nxënësve shqiptar, sa prej tyre kanë nevojë për mësimin plotësues dhe sa është numri i mësuesve që duhet të angazhohen për dhënien e këtij mësimi. Pas identifikimit të këtyre pikave, të krijohen kushtet ligjore dhe financiare nga shteti i Kosovës për këta mësues.

Disa nga deputetët shprehen shqetësimet që kanë pranuar rreth atasheve dhe qendrave kulturore për Diasporën. Sipas tyre, frika e vetme është politizimi që do të krijojë përcarje në mes të komunitetit shqiptar. Por, sipas Ministrit atasheu për Diasporën do të jetë pjesëtar nga diaspora.

Sa i përket pjesës së mësimit plotësues, z.Gashi rekomandoi të shikohen mundësitë  më BQ-në që 1% e remitancave të ndahen për aktivitetet në diasporë, shtoj z.Gashi.

Zn. Pacolli shprehi shqetesimin e saj se nuk janë promovuar aspak këto konsultime me publikun, nuk janë promovuar as në Televisor apo ndonjë gazetë andaj edhe numri i pjesëmarrësve në këto takime ka qenë i vogël.

“Sa i përketë Qendrave Kulturore pothuasje të gjithë anëtarët e diasporës që kam takuar kanë qenë kundër krijimit të këtyre qendrave”  – shtoi ajo.

Sa i përketë investimeve z. Gashi tregoj që do mundohen që shuma për investime nga diaspora të zbritet krahas investitorëve tjerë të huaj, si dhe bashkë me ministrinë për Tregti janë në bisedime që në gjitha pjesët ku kemi zona industriale 25% e vendit të ndahet për bizneset nga diaspora.

Doruntina Maloku anëtare e komisionit nga rradhët e LDK propozojë që tek pjesa e kanalit të diasporës një prej kanaleve eksiztuese të RTK të lihet vetëm për diasporën.

Në fund të këtij takimi zn. Osmani propozojë që duhet bërë ndryshime edhe tek ligji për investime, poashtu kerkojë nga z.Gashi që gjitha marrëveshjet që kjo ministri ka nënshkruar t’i dërgohen komisonit, dhe të krijohet një marrëveshje dy-palëshe mes MPJ dhe MDIS.

Në këtë LINK mund të gjeni videon nga ky takim.


**Germin ka monitoruar mbledhjen e këtij komisioni dhe kjo është përmbledhja e takimit**