Nga 17 nëntori nisin “Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri [Foto]
Me qëllim të paraqitjes në mënyrë sa më dinjitoze të kulturës dhe artit shqiptar, në Austri që nga 17 nëntori, fillojnë Javët e Kulturës Shqiptare.
Sipas organizatorit Ermal Vejsa, synim i një festivali të tillë është rritja e numrit të shikueshmërisë dhe veprimtarisë përmes artistëve dhe veprimtarëve mbarkombëtarisht të njohur shqiptarë.
Po ashtu në Javët e Kulturës Shqiptare, qëllim është tërheqja e vëmendjes së pjesëmarrësve austriakë dhe ndërkombëtarë.
Sipas një njoftimi të dërguar në adresë të klankosova.tv, për vitin 2017, qëllimet e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri janë:
- Ruajtja e identitetit
- Integrimi më i mirë në të gjitha strukturat e shoqërisë austriake
- Prezantimi i vlerave të mirfillta që zotëron Diaspora Shqiptare
- Krijimi i lidhjeve të reja dhe lobimi më i mirë i komunitetit shqiptar në Austri
- Aktivitete të përbashkëta me të gjitha shoqatat dhe krijuesit shqiptarë në Austri
- Rritja e numrit të pjesëmarrësve austriak dhe internacional
Hapja zyrtare e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri, do bëhet me paraqitjen e ekspozitës ”Muscle Memory” nga artisti shqiptar Jakup Ferri, njofton Klan Kosova.
Javët e Kulturës Shqiptare në Austri, po ashtu do përcillen edhe me Natë DokuFesti, Natë Muzike Klasike, Balet dhe pika kulturore artistiko-shqiptare.
Për më shumë informacion për të interesuarit për pjesëmarrje mund të mësoni përditësimet e publikuara në llogarinë zyrtare të organizatorëve të këtij aktiviteti në facebook, faqe në të cilën mund të kaloni duke shtypur vegëzën e vendosur KËTU, transmeton Klan Kosova.
Të gjitha aktivitetet do të prezantohen në Vienë të Austrisë.