Sponsorizim për “Memorial” për Gruan ish të burgosur e të persekutuar politike në Shqipëri

Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane “Hope & Peace” me Qendër në New York, fton Presidentin, Qeverinë, Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, Artistët, Bisneset, Shoqatat e ish të Persekutuarve Politikë, Bashkinë Tiranë, OJQ shqiptare, të huaja apo edhe individë të ndryshëm, që të angazhohen në financimin e një Memoriali për Gruan ish të Burgosur e Persekutuar Politike në Shqipëri nga rregjimi komunist. 
Gjithashtu kërkojmë që më pas ky Memorial (Monument) të vendoset pranë Sheshit “Skënderbe” tek vendi ku ka pas qenë vendosur statuja e diktatorit Hoxha.
Me anë të kësaj thirrje shpresojmë të gjejmë mbështetjen e duhur.